PD-PS, pakt për një komision të ri për reformën zgjedhore
Një tjetër marrëveshje politike mes dy partive të mëdha. PD-ja dhe PS-ja kanë arritur një pakt të heshtur për të ngritur një komision të posaçëm për realizimin e reformës zgjedhore, duke cilësuar kështu të përfunduar misionin e komisionit që ishte ngritur kohë më parë për këtë çështje. Pasi bënë ndryshimet në Kushtetutë me mirëkuptimin e njëra-tjetrës dhe me aleatët e vegjël kundër, PD-ja dhe PS-ja tashmë do të ribëjnë Kodin Zgjedhor. Propozimi i ri i Partisë Socialiste për një komision të ri për këtë çështje ka gjetur menjëherë mbështetjen e Partisë Demokratike. Dje, kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj deklaroi se “ne propozojmë që brenda javës së ardhshme të ngrihet komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare për t’i dhënë udhë procesit”. Ajo bëri të ditur shqetësimin e grupit parlamentar të PS-së për vonesën e procesit për reformën zgjedhore. Në këtë situatë kur ka dhe një muaj afat para mbylljes së Kuvendit, Leskaj thotë se “brenda javës së ardhshme të ngrihet komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare për t’i dhënë udhë procesit”. Sipas saj, reforma zgjedhore nuk mund të quhet e plotësuar vetëm me ndryshimet kushtetuese.
Përgjigjja e homologut të saj demokrat, Astrit Patozi, ka qenë tepër pozitive, duke nënkuptuar se gjërat do të ecin mbarë në vazhdim dhe se Kodi Zgjedhor nuk do të ketë zvarritje si herë të tjera. “PD-ja mbështet angazhimin e socialistëve për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore”, - tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ai tha se “është humbur mjaft kohë që nga 21 prilli kur u bënë ndryshimet kushtetuese, tashmë duhet nisur nga puna”. Duke marrë parasysh propozimin e Leskajt, Patozi shtoi se "ka pasur dy mundësi për të avancuar përmes komisionit të ligjeve dhe mundësia e dytë për një komision të posaçëm. Sot na kërkohet komisioni i posaçëm dhe ne jemi dakord që të nisë që javën që vjen".