E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deti po na grabit tokat në bregdet

Kryeministri Sali Berisha shprehu dje shqetësimin për nivelin e lartë të erozionit në zonat bregdetare të vendit, si pasojë e ngrohjes globale dhe deklaroi se dëshiron të marrë masa për të mbrojtur tokat nga grabitja e detit. Kryeministri iu referua zonave bregdetare aluvionale si Gjiri i Drinit, Gjiri i Lalëzit dhe Divjaka, si zonat më të prekura nga erozioni.

"Ky është një detyrim shumë i rëndësishëm dhe një vendimmarrje e madhe. Shqipëria është vend me pak tokë dhe toka e saj po mbartet me shpejtësi të madhe në dete. Së dyti, si rezultat i ngrohjes globale, është e sigurt se sipërfaqe të rëndësishme toke po "grabiten" nga deti, veçanërisht nga Narta në Velipojë. Ndaj duhet të parashikohet mbrojtja e tokës, si pasojë e ngritjes së deteve, me praktikat më të mira të mundshme, për ndryshe, ne do të humbim shumë tokë në gjirin e Drinit, në Divjakë, Golem dhe në të gjithë Ultësirën Bregdetare", u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›