Ngrohja globale do të na ulë prodhimin e energjisë
Një studim i kryer nga ekspertët e programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, parashikon rënie të prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri me 12.3 për qind brenda vitit 2025, si pasojë e rritjes së temperaturave globale, por ekspertët shqiptarë nuk besojnë në një parashikim të tillë.
"Për shkak të ndryshimeve të klimës të parashikuara, pritet një reduktim i mundshëm prej 700 GWh (viti 2025) ose 10-12% e prodhimit të përgjithshëm hidro në 2025-n. Për të përmbushur këtë kërkesë, kapacitetet e termocentraleve duhet të rritet në 700 GWh, ekuivalent me 120 MW (fuqi të instaluar)", thotë studimi i UNDP-së. Sipas tij, në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme, temperatura mesatare në Shqipëri mund të rritet me 0.8 deri në 1.1 gradë Celsius, gjë që do të përkthehet në rënie të reshjeve me 2.6 deri në 3.4 për qind dhe rënie të prodhimit të energjisë me 12.3 për qind. Nga analizimi i të dhënave që nga viti 1961 deri në vitin 2000, ka pasur një rritje mesatare të temperaturës me 1 gradë Celsius, gjë që ka sjellë edhe "një rënie të lehtë të reshjeve".
Por, ndërkohë, ekspertët në Shqipëri thonë se në fakt, sasia e shiut është vetëm një nga faktorët që përcaktojnë sasinë e energjisë së prodhuar në hidrocentrale dhe pritshmëritë janë që prodhimi në kaskadën e Drinit të rritet gjatë viteve të ardhshme.
Teorikisht dhe praktikisht
Shqipëria ka kapacitet teorik të prodhojë 6.8 miliardë kilovat orë energji elektrike, por deri më sot ka arritur të prodhojë maksimalisht 6.1 miliardë kWh brenda një viti, ndërkohë që mesatarisht prodhimi ka qenë rreth 4 miliardë. Shkak për këtë është fakti që hidrocentralet e Drinit përdoren jo vetëm si prodhues energjie, por edhe si magazinues dhe nevoja për t‘i përdorur hidrocentralet gjatë të gjithë vitit, sjell uljen e eficencës së përdorimit të tyre. Por, me integrimin e Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë, pritet që prodhimi të rritet, jo për shkak të sasisë së ujit, por për shkak të eficencës. Vitin e kaluar, p.sh., importet gjatë të gjithë vitit sollën rritjen e eficensës në Fierzë. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, më 2008-n u shpenzua mesatarisht 1.04 metër kub ujë për çdo kilovat të prodhuar, ndërkohë që më 2007-n ishte shpenzuar 1.4 metër kub për çdo kilovat. ERE vlerëson se Shqipëria mund të prodhojë 60 për qind energji elektrike më shumë nga të njëjtat kapacitete prodhuese në rast se e menaxhon siç duhet sistemin e vet. Për më tepër, në të ardhmen do të jetë e mundur që hidrocentralet shqiptare të prodhojnë energji në oraret e pikut të konsumit, kur çmimet janë më të larta dhe rentabiliteti ekonomik rritet edhe më tej.
Nga ana tjetër, raporti i UNDP-së vëren edhe ndryshime të modeleve të konsumit, si pasojë e rritjes së temperaturave. "Ndryshimet klimatike do të sjellin efekte të rëndësishme në të gjithë sektorët e lidhur me energjinë, duke u bërë më të ndjeshëm. Temperaturat në rritje, ndryshimet e sasisë së reshjeve, si edhe ndryshimet në lagështi, regjimin e erës dhe numrin e ditëve me diell mund të ndikojë në konsumin dhe prodhimin e energjisë në gjithë zonën e lumit Drin. Për sa i përket konsumit të energjisë, kërkesa e energjisë për ngrohje nga familjet do të zvogëlohet nga 10.6% në 2025-n, ndërkohë që kërkesa e energjisë për ftohje do të rritet me 11.7%", thotë studimi.