E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kalimashit, punimet do shtyhen edhe tre muaj

Pas analizave të kryera, ekspertët e firmës ndërtuese kanë pohuar se vepra nuk mund të mbyllet në afatin e paracaktuar
KUKËS- Punimet për tunelin e shumëpërfolur të Kalimashit do të zgjasin, të paktën, edhe tre muaj pas përfundimit të afatit të paracaktuar në kontratë. Kompania amerikane "Bechtel" ka përfunduar ekspertizën elektronike të grafikut të punimeve në tunelin e Kalimashit dhe në fund të saj është arritur në konkluzionin se nevojitet shtyrja e afatit. Kjo kompanika marrë përsipër të ndërtojë segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, bashkë me tuneline Kalimashit si pjesën më të vështirë të veprës inxhinierike të segmentit rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Burimet e kësaj kompanie pohuan dje se një specialiste argjentinase ka punuar për një periudhë dyjavore ku ka hedhur në kompjuter të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me tunelin e Kalimashit, si projektin, grafikun e punimeve, vështirësitë që hasen gjatë zbatimit të projektit si dhe të gjitha të dhënat tjera që kanë të bëjmë me tunelin dhe punimet në të. Në bazë të këtij programi përcaktohen në mënyrë të qartë afati i përfundimit të punimeve. Pas hedhjes së të gjitha të dhënave në kompjuter, programi ka përcaktuar se punimet në tunelin e Kalimashit do të përfundojnënë fund të qershorit të vitit 2009, ose tre muaj më vonë nga afati që kishte përcaktuar kompania. Kompania "Bechtel" kishte përcaktuar si afat të përfundimit të punimeve në tunelin e Kalimashit, marsin e vitit 2009. Shpërthimi i parë për fillimin e punimeve në tunelin e Kalimashit ka ndodhur më 25 maj të këtij viti, ndërsa në pjesën e Thirrës rreth dy muajmë vonë. Gjatë periudhës 200 ditore janë realizuar sistematikisht 5-6 shpërthime në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›