E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehej nga Greqia për festat, arrestohet i kërkuari

KAKAVIJË- Një shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Stacionin e Policisë Kufitare të Kakavijës. Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 40-vjeçari Kastriot Memlika, banues në qytetin e Sarandës, është ndaluar në kohën e kryerjes së procedurave, ndërsa kthehej nga Greqia nëpërmjet Kakavijës. "Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, pasi gjykata e këtij rrethi e ka dënuar këtë shtetas me gjashtë muaj burg për veprën penale "Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". Ky shtetas po kthehej nga Greqia dhe është kapur gjatë kryerjes së procedurave normale për të hyrë në Shqipëri. Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko- Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Gjirokastër kanë bërë ekzekutimin e këtij vendimi dhe shtetasi i sipërcituar është shoqëruar në dhomat e paraburgimit",- është shprehur zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai. Mësohet gjithashtu se 40-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë me nëntë muaj heqje lirie për "Trafik të lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›