E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dje shpëlamë blozën e 21 Janarit, nisëm fushatën për lokalet

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se koncerti festiv i mbajtur dje më 20 Shkurt me rastin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ishte përgjigja më e mirë ndaj 21 Janarit. Berisha njoftoi se dita e djeshme de fakto përligj zyrtarisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 8 Maj.

“Dje qytetarët shpëlanë blozën e 21 janarit. Në 21 janar, të parët në histori pas luftës me bandat e oganizuara, sulmuan për 5 orë një qeveri legjitime shqiptare për ta përmbysur dhe marrë pushtetin me dhunë, ndaj në të shprehim mirënjohjen më të thellë, ta kosiderojmë fillimin e fushatës elektorale. Kjo feste shenoi fillimin de fakto te fushates elektorale per zgjedhjet e 8 majit. Fushata do niste me 22 Mars. Kjo festë ishte njëkohësisht dhe festa, fillimi më i bukur i një fushatë elektorale ndër më të bukurat që shqiptarët kanë njohur. Mendoj se tek koncerti i djeshëm festiv ne kemi modelin e fushatës së ardhshme. E krijuan qytetarët, në mënyrën më të madhërishme”

Kryeministri theksoi se sot "ne shkojme ne zgjedhjet e 8 Majit me nje bilanc te pa precedent, me arritje te medha dhe si nje force politike, e cila ne menyre te prekshme, ka bere te ndryshoje jeta e qytetareve te vendit".

Berisha u bëri thirrje deputetëve të PD që të nisin nga puna pasi brenda këtij muaji do të finalizohen dhe kandidatët e Partisë Demokratike
“Ndaj dhe çdo orë, çdo ditë, ju sëbashku me strukturat e PD-së në çdo rreth dhe në çdo qark do të përkushtoheni për fushatën e zgjedhjeve elektorale. Do të përkushtoheni për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, të finalizojnë brenda muajit përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë që të fillohet mënjeherë nga puna”.
Berisha: Rama, Bajlozi i i korrupsionit
Sipas Berishes, 8 Maji do te shenoje dhe fundin e vuajtjeve per qytetaret e Tiranes.
“8 maji do të jetë një verdikt i paapelueshëm. Qytetarët e Tiranës do të shembin shtatoren e zezë të korrupsionit të ngritur në qendrën e këtij qyteti, ndaj dhe duhet të bëjmë një punë intensive në këtë fushatë, ministri Basha i cili po merret me degën e PD-së, bashkë me zotin Bumçi. Kur është shndërruar në një shtatore të zezë të korrupsionit, ne duhet ta zgjidhim këtë në mënyrën më demokratike në datën 8 maj”, theksoi Berisha.

Berisha theksoi se Rama është monumenti më i nxirë i korrupsionit. “Lejet e ndërtimit me 20% u dhanë nga kryebajlozi I korrupsionit. Rama është zyrtari i vetëm i denoncuar publikisht”.

Imuniteti, Berisha: Kete jave e votojme ne parlament
Më tej Berisha përshëndeti miratimin që iu bë sot në Komisionin e Ligjeve nismës së PD për kufizimin e imunitetit. “Këtë javë në parlament votojmë një akt madhor, kufizimin e imunitetit. Sot kalok ne Komisionin e Ligjeve. Mendoj që ky është një nga vendimet më të shkëlqyera e më aktive. Kjo mazhorancë ka realizuar këto vite një luftë të vendosur ndaj korrupsionit dhe kete e deshmon me fakte”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›