Berisha: Do luftojmë varfërinë nga Skrapari në Tropojë
Kryeministri Berisha premton hartimin e një strategjie të re për luftën ndaj varfërisë. Në bilancin e zonave të varfra, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur as zonën e Skraparit, tashmë që në koalicionin e tij të ri është përfshirë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas shefit të qeverisë, dy janë rrugët që duhen ndjekur në këtë drejtim: arsimimi dhe bujqësia. Ndërsa kreditimi i bujqësisë dhe financimi i sipërmarrjeve bujqësore do të bëhet për të përmirësuar jetën e banorëve që jetojnë në zonat e thella.
Kryeministri ndau gjithashtu edhe detyrat për anëtarët e kabinetit të tij për t‘u kujdesur për strategjinë e re antivarfëri. "Zoti ministër i Bujqësisë, në mënyrë të përsëritur kam diskutuar dhe me ju dhe kemi përcaktuar disa drejtime. Këto rrethe, nga Tepelena deri në Tropojë, periferisë kryesisht, si territor përbëjnë pothuajse 2/3 e Shqipërisë, ndaj dhe ashtu siç kemi biseduar është e domosdoshme që të gjitha kriteret e qëndrimit tonë do të ndryshohen, do të kreditojmë të gjitha zonat e prodhimit të madh pa interes dhe kjo është normale, sepse ne me politikën tonë do të nxisim prodhimin, por do të ndihmojmë dhe ata që luftojnë për mbijetesë që të kenë një jetë normale", theksoi Berisha. Për sa i përket asistencës nga ana e shtetit në pjesën e arsimit, Berisha tha se të rinjtë e zonave të thella, kryesisht në pjesën veriore, përveçse me bursa studimi në universitete duhet të ndihmohen me kurse të veçanta, atëherë kur ata nuk arrijnë të kualifikohen në testin e parë për t‘u futur nëpër shkollat e larta. Kualifikimi i mësuesve është një tjetër çështje, që kreu i qeverisë e preku gjatë mbledhjes së djeshme.
Sipas Berishës, problemi shumë serioz mbetet kualifikimi i mësuesve. "Një numër shumë i madh mësuesish në këto rrethe janë jashtë standardeve dhe po të shohësh kurrikulat e tyre, e vërteton këtë, në një kohë kur tani ne ‘prodhojmë‘ mësues edhe me master", tha ai. "Në platformën e programit të çdo qeverie të zgjedhur në një vend të lirë, lufta kundër varfërisë përbën dhe duhet të përbëjë qëllimin më të parë të saj dhe kjo luftë është shumëplanëshe", tha Berisha. Krahas punësimit, Kryeministri Berisha identifikoi edhe shkollimin si një ndër drejtimet parësore, ku do të përqendrohet qeveria. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ta përpunojë dhe paraqesë në qeveri këtë platformë brenda datës 18 gusht. "Në mënyrë të përsëritur, harta e varfërisë dëshmon se disa zona të vendit përballen me një varfëri të qartë, me një përqindje pakrahasimisht më të lartë, sesa në zonat e tjera të vendit", u shpreh Kryeministri, duke theksuar se "krahas veprimit të fuqishëm me pensionet, pagat e ulëta dhe punësimin, ne duhet të përcaktojmë një paketë diskriminimi pozitiv ndaj këtyre zonave, ku t‘u krijojmë mundësi qytetarëve të tyre të ndërtojnë një jetë normale, me dinjitet dhe jashtë varfërisë".