Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PS për Beratin
Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje kërkesat ankimore të dy subjekteve politike PS dhe G99 për Qarkun e Beratit. Trupi gjykues, bazuar në nenin 158 të Kodit Zgjedhor, vendosi të mos pranojë dy ankimimet, duke lënë në fuqi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin zgjedhor për Qarkun e Beratit. Kërkesat ankimore kishin në thelb shpalljen të pavlefshëm të vendimit numër 562 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos pranuar kërkesën e dy anëtarëve të këtij institucioni për të rivlerësuar dhe rinumëruar 115 kuti votimi në tre KZAZ të këtij qarku, si dhe shpalljen të pavlefshme të vendimeve të KZAZ 1, 2 dhe 3 përfshirë këtu dhe vendimin përfundimtar të KQZ për këtë zonë zgjedhore. Partia Socialiste u fokusua te kërkesa e dy anëtarëve duke vlerësuar se ajo është e pavlefshme, pasi në momentin kur dy anëtarë ndërhyjnë me këtë kërkesë, atëherë çështja që shqyrtohet pushohet dhe menjëherë plotësohet kërkesa e dy anëtarëve. Ndërsa pala e paditur, Komisioni Qendror Zgjedhor, iu referua nenit 138 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit parashikohet se kjo kërkesë plotësohet menjëherë pasi parashikohet që dy anëtarët mund të bëjnë një kërkesë të tillë për vota të caktuara dhe jo për të gjithë qarkun.
Përfaqësuesi juridik i G99 shfaqi pretendimet e veta për parregullsi në zgjedhje, kryesisht në procesin e numërimit të votave, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim në KAZ 1, 2 dhe 3. Kësaj kërkese, KQZ iu përgjigj duke paraqitur si provë librat e protokollit të mbajtura nga QV dhe GNV, në të cilat nuk ka asnjë shqetësim të shprehur nga asnjë prej anëtarëve të QV-ve, GNV-ve dhe KZAZ-ve. Avokati i Partisë Socialiste i bëri një paraqitje të shkurtër kërkesës së dy anëtarëve të KQZ. "Gjatë seancës dy anëtarë kërkuan rivlerësim dhe rinumërim të votave, duke u bazuar tek neni 138/3. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu bind kërkesës. Shumica në KQZ iu shmang asaj dhe të gjitha veprimet e mëtejshme të KQZ janë në kapërcim të kompetencave ligjore. Kjo kërkesë është e drejtë e pakushtëzuar dhe njihet si pushtet i pakicës në KQZ", u shpreh Salati. Një tjetër pretendim i avokatëve të PS ishte se pasi u bë kjo kërkesë, mbledhja e KQZ derivoi në të drejtën apo jo të këtyre dy anëtarëve për të bërë një kërkesë të tillë duke mos bërë hetimin administrativ. "Ndaj, tha Salati, i kërkojmë Kolegjit Zgjedhor që të konstatojë pavlefshmërinë e vendimit numër 562 që të përfundojë hetimin administrativ". Të njëjtin pretendim pati dhe pala tjetër paditëse G99, e cila pretendoi se KQZ mbylli shqyrtimin pa marrë parasysh provat. Ndërsa KQZ vlerësoi se anëtarët lanë në fuqi vendimin 501, duke vlerësuar se ankimuesit nuk kishin asnjë provë për pretendimet e tyre. Sa i përket kërkesës së dy anëtarëve, drejtoresha juridike e KQZ, Dëshira Pasko, vlerësoi se ajo është e vlefshme kur dy anëtarët kërkojnë rinumërim dhe rivlerësim për vota të caktuara. "Rinumërim dhe rivlerësim të caktuar konsiderohet për vota të individualizuara si të konstestuara. S‘mund të konsiderohen si të caktuara të gjitha fletët e votimit", vërejti Pasko. Ndërsa avokati i palës së interesuar (PD), Ivi Kaso, vërejti se kërkesa e dy anëtarëve nuk është dorëzuar në protokollin e KQZ, duke shtuar se një prej anëtarëve pretendon se mbështetet nga një tjetër, por nuk ka asnjë deklaratë të tij gjatë gjithë mbledhjes që të mbështesë pretendimin e koleges. Trupi gjykues u tërhoq për të dhënë disa orë më vonë vendimin për të mos pranuar dy kërkesat e PS dhe G99.