Berisha: Do njohim diplomat e universiteteve private
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se qeveria do të njohë diplomat e universiteteve private. Qëndrim ky që mbahet ende pa filluar procesi i akreditimit të këtyre institucioneve të arsimit të lartë privat. Ky premtim i kreut të Ekzekutivit, Berisha është bërë dje gjatë vizitës në një universitet privat në kryeqytet, investim i një kompanie të huaj. Mes të tjerash kryeministri Berisha premtoi edhe një trajtim fiskal ndryshe të këtyre institucioneve të arsimit privat, duke përmendur edhe kërkesën e vazhdueshme të tyre për heqjen e TVSH-së.
"Qeveria është e vetëdijshme se ndaj jush është e domosdoshme të adaptohet një qëndrim i diferencuar", tha Berisha teksa i drejtohej këtyre investitorëve privatë. Sipas tij, pas konsolidimit të kuadrit fiskal, të parët që do të përfitojnë bonuse apo përjashtime do të jenë ata që do të investojnë në arsimimin e fëmijëve shqiptarë. "Arsimit privat, që është shumë ngushtë i lidhur me interesin publik, i takon edhe një trajtim i veçantë fiskal, që ne do ta bëjmë", vijoi Berisha. Ai i është kundërpërgjigjur akuzave për shkatërrimin e arsimit dhe universiteteve. "Në mënyrë anakronike, dëgjoj të shpallen universitetet si rezervat i të papunëve. Nuk ka koncept më primitiv se ky. Madje kërcënohet me njohjen e diplomave. Këto janë qëndrime anakronike. Universitete janë rezervate të elitës së kombit, janë shtretërit e ngrohtë të mendimit intelektual të kombit. Unë ju jap fjalën se në formimin e elitës, në fondin ekselencës, në fondin e "Brain gain", universitetet private do të kenë të njëjtin trajtim me ato publike", tha kreu i qeverisë.
Ai ka kujtuar se sfida e universiteteve shqiptare është cilësia dhe ajo kërkon përqendrim të madh. Kjo është e vërtetë si për universitetet publike, ashtu edhe për ato private. Sikundër edhe për çdo institucion që duhet të performojë gjithnjë e më mirë. "Është tërësisht e palejueshme të paragjykosh, madje është shumë e dëmshme të nxjerrësh konkluzione mbi paragjykimin. Do të bëhet rating-u dhe këtij vlerësimi do t‘i nënshtrohen të gjitha universitetet. Ndaj unë inkurajoj dhe mirëpres pjesëmarrjen e sektorit privat në arsim", theksoi Berisha.