Berisha inauguroi godinën e papërfunduar të Universitetit "Ismail Qemali"
Gjatë ceremonisë së përurimit të godinës së re të Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, Kryeministri i vendit nuk harroi të theksonte se investimet që ka realizuar qeveria për sistemin universitar në Shqipëri, janë reflektuar në dyfishimin e numrit të studentëve në këto vitet e fundit, nga 52 mijë, në 110 mijë. Madje, gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri deklaroi se godina e re e Universitetit të Vlorës është dëshmi e progresit të madh që ai ka bërë në këto 14 vite. Kamera e "Fiks Fare" shkoi në këtë universitet 10 ditë pas inaugurimit të bujshëm që bëri Kryeministri Berisha. Me keqardhje vumë re se ndërtesa ishte e papërfunduar, vetëm një pjesë e auditorëve kishin mbaruar së ndërtuari. Këtë e pohon edhe vetë zëvendësrektori i këtij universiteti, Engjëll Liçaj, kur deklaron se kanë marrë lejen e firmës ndërtuese për t‘u futur në ndërtesën e re dhe për të kryer mësim në ato auditorët që kanë mbaruar së ndërtuari.
Pra, Kryeministri edhe kësaj radhe vrapoi për të prerë shiritin dhe për të shtuar një tjetër inaugurim, duke mos parë rreth e rrotull pirgjet e tullave dhe materialeve të tjera inerte, që tregojnë se punimet ende vazhdojnë në këtë ndërtesë.