E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton Super Aguri, tërhiqet nga Botërori

Super Aguri tërhiqet nga Formula 1. Lajmi u bë i ditur nga themeluesi i skuderisë, Aguri Suzuki. Shkak është bërë kriza financiare që tronditi skuadrën pas tërheqjes së Honda Racing. Të hënën, të gjithë personat që punonin në këtë ekip (që prej ditës së djeshme Super Auguri ka ndaluar çdo aktivitet), nuk janë lejuar të hyjnë në bokse për t‘u përgatitur për Çmimin e Madh të Turqisë. Në katër garat e para të këtij sezoni, Super Aguri nuk ka grumbulluar asnjë pikë, ndërsa në provën e fundit të Botërorit, të zhvilluar në cirkuitin e Montmelos, Sato e kishte mbyllur garën në vendin e 13-të, ndërsa Davidson ishte tërhequr. Skuderia kishte debutuar në Formula 1 në nëntor të vitit 2005 dhe pikët e para ishin fituar vitin e kaluar në Çmimin e Madh të Spanjës, pas 22 garave. "Për fat të keq, sot (dje), skuadra i ndërpret të gjitha aktivitetet", shkruante padroni Suzuki.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›