Të vjetrit e PS nisin konkurencën me të rinjtë

19/03/2005 Strukturat do të votojnë për deputetët aktualë dhe propozimeve alternative
Debatet në Partinë Socialiste, lidhur me përgatitjen e listës së kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme duket se do të përfundojnë vetëm pas vetos, që do të japë baza e kësaj partie. Ky debat duket se është bërë më i nxehtë në ato zona ku dihet se fitorja për socialistët është e sigurtë. Tashmë ka nisur dhe gara mes emrave të vjetër dhe të rinjve në PS. Burimet kanë bërë të ditur se në disa rrethe të Shqipërisë, deputetët aktualë janë duke i bërë një konkurrencë të ashpër të rinjve, duke e bërë listën e konkurrentëve socialistë të paqëndrueshme. Duket se do të jetë Kongresi i muajit prill, që do të vendosë përfundimisht listën, me të cilën do të përfaqësohet PS.
Debati
Kështu, zonat e jugut të vendit, të cilat janë cilësuar dhe si bastione të PS-së, kanë shfaqur një rivalitet mes emrave të rinj të kësaj partie dhe deputetëve aktualë. Rinovimi i përfaqësimit të PS-së në zgjdhjet e përgjithshme ka krijuar debatin më të ri në këtë parti. Aktualisht, mazhoranca socialiste ka një boshllëk për të plotësuar 100 zonat elektorale, i cili është krijuar nga largimi i 9 deputetëve të saj drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu, këtij numri i shtohen dhe zonat elektorale, të cilat në zgjedhjet e vitit 2001 janë fituar nga deputetë të opozitës. Për këto zona, PS-ja ka një qëndrim më të vendosur, por problemin më të madh po e krijon rinovimi i deputetëve aktualë me figura të reja të kësaj partie. Kjo përballje do të bëhet më e fortë gjatë muajit prill, kur pritet që PS-ja të zhvillojë zbatimin e parimit "një anëtar,, një votë" për të përzgjedhur 100 kandidatët e saj për Kuvendin e ardhshëm. Edhe pse nuk ka dalë një vendim i qartë politik nga strukturat qendrore të kësaj partie, emrat e kërkuar nga forumet e bazës socialiste në rrethe duket se që tani ka hasur konfliktet e tyre të para. Koordinimi i preferencave të forumeve të degëve dhe propozimeve të reja po cilësohet si një nga hapat më të vështirë të punës së PS-së. Lidhur me këtë dukuri, drejtuesit e lartë të partisë po synojnë që të zbusin kontradiktat e krijuara mes kandidatëve për deputetë.
Kështu, lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie do të marrë formën e saj përfundimtare vetëm në mbarim të procesit të votimit të tyre nga anëtarësia socialiste në të gjithë vendin. Pas këtij procesi do të jenë forumet e larta të PS-së, të cilat do të japin miratimin përfundimtar të listës së kandidatëve për deputetë. Aktualisht, në strukturat e PS-së janë fiksuar një përqindje e konsiderueshme e emrave, të cilët do të jenë pretendentët për të fituar besimin e elektoratit shqiptar nën siglën e PS-së. Ndërkohë, debati në mazhorancën socialiste nuk është vetëm në këtë plan. Ndryshimi i zonave të shumë deputetëve, si dhe hartimin e një liste të kandidatëve për deputetë, pa marrë më parë një vendim politik të forumeve të larta drejtuese të kësaj partie, ka sjellë divergjenca mes drejtuesve të partisë dhe deputetëve aktualë. Këta të fundit kërkojnë që të jenë të zgjedhur nga forumet e partisë në degë. Deputetët aktualë, të cilët mendohet se do të përfshihen nga procesi i rinovimit, po përdorin të gjithë "arsenalin" e tyre politik për të mos lejuar këtë zëvendësimin të tyre.
Dedja: Po tendohet që të krijohet rrumujë
Deputeti i Partisë Socialiste, Tauland Dedja, ka akuzuar kreun e degës socialiste të Elbasanit, Agim Leka, për lajme të rreme, lidhur me përcaktimin e kandidaturave për deputetë në këtë rreth. Sipas Dedjas, "ka persona brenda Partisë Socialiste që kërkojnë të krijojnë rrëmujë në përcaktimin e kandidaturave". Gjithashtu, ai ka hedhur poshtë lajmin për zëvendësimin e tij si kandidaturë e ardhshme, duke deklaruar se "është ende herët për të folur për emra konkretë". Sipas tij, propozimet e Kryesisë i shkojnë kryesisë së partisë në qendër dhe më pas i mbetet kongresit të deklarojë emrat e kandidatëve. Dedja ka akuzuar kreun e PS-së së Elbasanit dhe kryesinë e kësaj partie për prapaskena, të cilat kanë krijuar sherre dhe debate mes deputetëve. Ai tha se "dua të sqaroj opinionin publik se nuk janë përcaktuar ende kandidaturat dhe si rezultat nuk ka largime apo afrime të kandidatëve në zgjedhjet e përgjithshme, por vetëm hamendësime dhe lojëra, që kanë qëllim të krijojnë një situatë konfliktuale brenda PS".