Parlamenti grek seancë për Piramidat shqiptare

19/03/2005 Prokuroria: Jemi në kuadër të verifikimit të informacioneve me partnerët dhe homologët tanë
Rikthehet debati për zhdukjen e miliardave në llogari të huaja
Parlamenti grek do t'i kushtojë një vëmendje të veçantë transparencës mbi veprimtarinë e firmave piramidale shqiptare. Një nga deputetët grek ka kërkuar që ministri i Rendit, të zbardhë të dhënat që ai ka mbi transfertat e parave, që kanë ardhur nga Shqipëria në Greqi dhe që kanë të bëjnë me firmat piramidale. Vetëm një vit më parë ka rezultuar se brenda një dite, në një bankë greke, janë depozituar 5.5 miliardë dhrahmi, të cilat nuk iu janë raportuar organeve përkatëse. Për këtë shumë janë hedhur dyshimet se mund të kenë qenë të firmave piramidale. Nga ana tjetër janë hedhur dyshimet dhe mbi një vilë, që ka blerë bosi i firmës "Vefa", në një nga lagjet më të shtrenjta. Tashmë, pas shkrimeve të gazetave greke, duket se do të jetë seanca e posaçme, që do të zbardhë se ku ka shkuar një pjesë e mirë e parave të shqiptarëve.
Shqipëria
Tashmë për çështjen e firmave piramidale kanë nisur të reagojnë dhe institucionet më të larta shqiptare, duke përfshirë kryeadministratorin, prokurorinë dhe parlamentin. Byrimet zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për "Metropol" se
"jemi në kuadër të verifikimit të informacioneve me partnerët dhe homologët tanë". Prokuroria shprehet se ka nisur bashkëpunimi me shtetet fqinjë dhe janë dërguar në gjykatë mbi 20 drejtues të skemave piramidale, që kanë marrë dënimet përkatëse. Ndërkohë, emrat që janë përfolur si të përfshirë në çështjen, që solli pasojat më të rënda për shqiptarët, kanë shfajësuar veten e tyre, duke i cilësuar akuzat e pabaza. Deputeti i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut është shprehur se është e vërtetë që ka bërë transferta të parave, por këto kanë qenë konform ligjit dhe rregullat. Madje, ai tha se gjithçka është e dokumentuar dhe e kontrolluar nga organet përkatëse. Nga ana tjetër, ministri Malaj shprehet se nuk ka pasur të bëjë me transfertat e parave të firmave piramidale. Këtë e ka konfirmuar dje dhe kryeadministratori Farudin Arapi, i cili thekson se emri i Malajt nuk figuron në dokumentet që disponojnë administratorët mbi firmën piramidale "Cenaj".
Kthimi
Prej dy muajsh kanë nisur të kthehen paratë, që kreditorët shqiptarë i kishin dhënë firmave piramidale. Me vendimin e qeverisë, kthimi për firmat e fundit ka qenë deri në masën 11 për qind për çdo kreditor. Kjo shumë është cilësuar tepër skandaloze, ndërsa janë hedhur dhe akuza për keqadministrim të aseteve të firmave rentiere. Për këtë janë rihedhur deklaratat për hetime parlamentare. Gjithsesi, me deklaratat e fundit duket se shqiptarët do të kenë te drejtën që të marrin diçka më shumë nga 11 për qind. Por, kjo gjithnjë në rast se do të arrihet të merren paratë e bllokuara në bankat jashtë Shqipërisë. Kjo do të varet dhe nga hetimet që do të nisin nga të gjitha palët.