E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptarët kanë më pak tokë për frymë

19/03/2005  Mbrojtja e tokës, mbledh shkencëtarët

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë zvicerane organizoi konferencën ndërkombëare “Bilanci i elementeve si një tregues për një menaxhim afatgjatë të tokës bujqësore." Kjo konferencë i paraprin Kongresit të 18 Botëror të Tokës, që do të mbahet në Filadelfia të SHBA-së në korrik të vitit 2006. Konferenca që nisi pesë ditë më parë me iniciativën e Divizionit 4 të Bashkimit Ndërkombëtar të Shkencës së Tokës dhe Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Mjedisit në Zvicër dhe këto dy ministri analoge në Shqipëri, është cilësuar e një rëndësie të veçantë. Një konferencë e këtij niveli organizohet në vendin tonë për të sensibilizuar opinionin shkencor dhe atë ligjvënës për rëndësinë që ka mbrojtja e tokës dhe e ambientit në një bujqësi të qëndrueshme dhe aftgjatë. Të pranishëm ishin specialistë, shkencëtarë të tokës, agronomë, inxhnierë pyjesh, inxhinierë të mjedisit, ligjvënës, përfaqësues të Universiteteve dhe Institucioneve shkencore në nivel ndërkombëtar. Për organizimin e këtij evenimenti shkencor është llogarirur një kosto totale prej 90000 euro, nga cilat 40 mijë euro i jep qeveria zvicerane, 5 milionë lekë Qeveria shqiptare, 5 000 euro Divizioni i katërt i Bashkimit Ndërkomëbtar të Shkencave të Tokës dhe diferenca prej 5 000 euro është menduar të përballohet nga USAID dhe CE. Rekomandimet që janë dhënë nga shkencëtarët do të vlejnë për proceset ligjëvënëse si dhe për projektet që do të zbatohen në të ardhmen.

Sinaj: Kemi gati tokat e lira

Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Sokrat Sinaj ka bërë të ditur se studimi për tokat e lira është në përfundim, pasi baza do të merret nga të dhënat e paraqitura një vit më parë. Sipas tij, tashmë ka mbetur vetëm një veprim matematikor për të dhënë një shifër konkrete, e cila do të paraqitet për publikun pas pak ditësh. Sinaj gjatë një prononcimi për medfiat ka theksuar se bëhet fjalë për tokat shtetërore të lira që do të përdoren për kthimin dhe kompensimin e tokave ish-pronarëve në bazë të ligjit që është miratuar nëntë muaj më parë nbë Kuvendin e Shqipërisë. Për të përfunduar detyrimet e këtij ligji, komiteti i pronave ka miratuar anëtarët e komisioneve vendore si dhe rregulloren dhe udhëzimet që do të ndiqen për të përfituar të drejtën e kompensimit.

Konferenca jep alarmin erozioni dhe ndotja po dëmtojnë prodhimin bujqësore në Shqipëri

Shkencëtarët nga e gjithë bota paraqesin rekomandimet për qeveritë në Evropë

Shqipëria është vendi që ka më pak tokë bujqësore për frymë dhe që ka ritmin më ta lërtë të shkatërrimit të këtij burimi jetik. Në përfundimin e konferencës "Bilanci i Elementëve si një tregues i për një menaxhim afatgjat të tokqës bujqësore", shkencëtarët e kanë dhënë alarmin për keqmenaxhimin e tokës në Evropë. Për këtë situatë, profesori i universitetit të bujqësisë në Francë, Zhan Klod Fordo, është shprehur se në 50 vitet e fundit është shkatërruar rreth 17 për qind e fondit të tokës bujësore.

Shqipëria

Sipas kryetarit të Komitetit Shtetëror, Sokrat Sinaj, "jemi nga vendet që kemi më pak tokë bujqësore për frymë, kemi vetëm 0.2 ha tokë". Ndaj, në konferencën ndërkombëtare është kërkuar marrja e masave. Për këtë çështje, Sinaj tha se "rekomandimet e konferencës shkencore do të jenë disponibël për qeverinë shqiptare dhe për qeveritë e tjera të Evropës". Ndërkohë dhe profesori i Universitetit të Bujqësisë në Tiranë, Sulejman Sulçe, tha se problemet në Shqipëri janë dhe nga fakti se publiku ynë është zgjuar vonë për të ruajtur tokën. "Kemi vetëm 10 vjet që kujdesemi për të, dhe kemi vetëm 4 vjet që bëjmë eksperiemente për përmirësimin e tokës", tha Sulçe. Gjithashtu, ai ka ngritur shqetësimin se kemi më pak lekë nga të gjitha vendet për të përballuar ndotjen dhe kemi masën më të madhe të shkatërrimit të tokës. Ndaj, ai ka rekomanduar "që pritat e lumenjve të jenë të kultivuara, për të mos lejuar gërryerjen, pyjet duhet të jenë me pemë dhe nuk duhet të merret zhavorri nga lumenjtë në ritmin që kemi". Sipas tij, në vendin tonë në një vit shkatërrohet, si pasojë e gërryerjeve, rreth 10 tonë për hektarë në vit në zonat fushore. "Kjo shifër është më e madhe në male", tha ai.

Rekomandimi

Doktor Zhan Klod Fordo, profesor në një univeristet të njohur të bujqësisë në Francë, në qëndrimin e tij është fokusuar te balancimi i asaj që merret nga toka dhe asaj që i jepet tokës. "Qëndrueshmëri do të thotë të prodhojmë mjaftueshëm pa shkatërruar burimet siç është toka, për të ruajtur të njëjtat kërkesa që do të kenë brezat e ardhshëm", tha Fordo. Sipas tij, së fundi në Evropën Lindore bimëve iu janë dhënë elementë në mënyrë të disekuilibruar". Ndaj Fordo rekomandon që balancimi mes shfrytëzimit dhe rikuperimit të rregullohet. "Tokës po nuk iu kthye ajo që i ke marrë, me apo pa dashje e ke shkatërruar", thekson Fordo. Si pasojë e keqmenaxhimit, shkencëtarët që morën pjesë në konferencë kanë theksuar se "17 përqind e tokës bujqësore në të gjithë botën është shkatërruar gjatë të 50 viteve të fundit".

Toka e papunuar sjell rritjen e prodhimtarisë

Shkencëtarët më të njohur nga e gjithë bota kanë konkluduar dje diskutimet dhe idetë e tyre mbi menaxhimin e tokës bujqësore. Sipas tyre zhvillimi i ndërtimeve në tokat që shërbejnë për prodhimtari bujqësore, është e dëmshme, pasi ul ndjeshëm burimin për ushqimin e popullsisë. Megjithatë gajtë një konference të dhënë për shtypin është hedhur poshtë qëndrimi se lënia e tokës pa shfrytëzuar për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e saj. Sipas Zhan Klod Fordos, lënia e tokës djerrë vetëm sa e pasuron atë dhe nuk e shkatërron. Për këtë ai ka sjellë shembuj nga eksperiencat e lashta. "Të parët tanë, ilirët, romakët dhe helenët, e linin tokën djerrë në mënyrë që të rritej prodhimtaria e saj. Pra kjo nuk është një element negativ", tha ai. Gjithësesi Fordo shprehet se një veprim i tillë e ndërmarrin shtetet as kanë tokë të mjaftueshme për frymë, pasi vendet që importojnë prodhimet nuk mund ti tolerojnë vetes që të lënë të papunuar burimin e të ardurave më jetike. Por dhe në këtë rast ai theksoi se kjo është një zgjidhje politike e një shteti. "Në rastet kur ka tokë të mjaftueshme për të kultivuar nevojat për ushqim, lënia djerrë është pozitive. E keqe është kur një vend nuk ka tokë për të shfrytëzuar, pra kur prodhimi importohet. Por kjo është një zgjidhje politike e një vendi", tha Fordo. Në këtë rast, ai nuk ka komentuar veprimin e shqiptarëve të cilët emigrojnë jashtë vendit të tyre për të siguruar të ardhura dhe duke lënë dierrë tokat në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›