Qeveria: Asnjë ministër sështë përzier me firmat
19/03/2005 Paloka akuzon Arben Malajn për zhdukjen e parave
Pjesëmarrja apo jo e ministrit të Financave, Arben Malaj, në firmat piramidale, është bërë molla e sherrit mes politikanëve shqiptare. Ndërsa Partia Demokratike thekson se është Malaj, ministri të cilin e ka akuzuar shtypi grek për transferta të mëdha parash, zëdhënësi i qeverisë, thekson se ky është një sulm i qëllimshëm ndaj atyre që kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes së firmave piramidale. "Asnjë ministër i kabinetit qeveritar nuk është përfshirë në të ashtuquajturën transfertë të parave të skemave piramidale. E vërteta është se, në qeveri ka ministra, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare për zgjidhjen në mënyrë të drejtë dhe ligjore të krizës, që shkaktoi ky fenomen. Duket qartë se, kjo çështje nxitet nga segmente brenda apo jashtë vendit, që gjallojnë me paratë e piramidave, të cilët duhet të kenë të qartë përfundimisht se nuk mund të shpresojnë në asnjë rast për rikthime krizash në dëm të shtetasve të këtij vendi", tha Dalipi. Ndërsa, duke sulmuar përfaqësuesit e opozitës, ai tha se sulmi ndërmerret dhe nga ata, të cilët lejuan, krijuan dhe u mbështetën financiarisht dhe politikisht në skemat piramidale në dëm të qytetarëve të këtij vendi. "Përgjegjësinë publike për këtë krizë, jo vetëm financiare, e ka marrë përsipër një person, zyrtari më i lartë i vendit në atë kohë, i cili dihet se kush është", tha Dalipi. Ndërkohë zëdhënësi i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se Arben Malaj është ditur dhe është demaskuar gjithnjë si "Allamudhi i piramidave". "Fakti që ai ka qenë administratori i njërës prej këtyre firmave dhe pikërisht firmës piramidale "Cenaj", e cila është bërë dhe epiqendra e skandalit të fundit, vërteton më së miri jo vetëm faktin se kush i ngriti piramidat, kush i përdori ato më pas për qëllime politike, por dhe kush vodhi deri në fund paratë e shqiptarëve. Milionat e dollarëve, për të cilat bëhet fjalë së fundmi, janë vetëm një pjesë e vogël e milionave, që qeveritarë të sotëm, deputetë të sotëm të së majtës, ju kanë vjedhur dhe ju kanë grabitur shqiptarëve. Unë do t'ju kujtoja dhe 140 milionë dollarë të tjerë, që kanë qenë në bankat shqiptare pas vitit 1997 dhe që sot nuk dihet se ku janë", tha Paloka. Ndërsa, duke hedhur dhe më shumë hije dyshimi, kryetari i LSI-së ka kërkuar një tjetër proces të verifikimit të transparencës, që i është bërë firmave piramidale nga administratorët e aseteve. Meta ka kërkuar: "Transparencë të transparencës".