E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do shtetëzoj tokat në Porto Romano

Tiranë- Pas fakteve të nxjerra në dritë për aferat me shitjen e tokave në Porto Romano në emër të Fazllic dhe lidhjeve mes tij dhe kreut të qeverisë, Berisha ka deklaruar se është gati të shtetëzojë të gjitha tokat në këtë zonë të Durrësit.

Duke folur në seancën e sotme në Kuvend, Sali Berisha ka kërkuar nga opozita të vendosin ata kushtet për këtë shtetëzim dhe ai do ta bëjë menjëherë fakt të kryer.

“Ju nuk mund ta bëni se jeni të kapur, jeni të varur, të skllavëruar. Sillni propozimin dhe unë do të shtetëzoj cdo metër katrorë në atë vend”- tha ai, duke mos lënë mënjanë ironizimet ndaj deputetëve e duke i cilësuar ata të inkriminuar.

Sipas tij, fjalët dhe deklaratat e opozitës janë vec shpifje dhe trillime, ndërkohë që njërezit nuk do të bësojnë asgjë. “Unë jam Sali berisha, bëni mocion mosbesimi po të doni, në ua mban. Po ju jeni të kastruar”- iu drejtua ai deputetëve duke theksuar edhe njëherë që kryetari i grupit të bëjë kërkesën, me të gjtha kushtet që kërkojnë dhe ai do të bëj një ligj të veçantë për shtetëzimin e Porto Romanos.

Leskaj: Qeveria në konflikt privat me ProkurorinëTiranë- Përplasja mes qeverisë dhe prokurorisë ka qenë në qendër të diskutimeve të lira në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj e ka quajtur lajthitje të radhës tentativën e kryeministrit për hetim ndërkombëtar për cështjen Fazllic, duke anashkaluar në këtë mënyrë prokurorinë.

Sipas Leskajt, mosbesimi i kreut të qeverisë ndaj institucineve trondit edhe më shumë besimin e njerëzve të tjeshtë në institucionet e vendit. “Në kundërshtim me ligjin, moralin ai sulmon egër prokurorinë, duke krijuar precedent tjetër të përplasjes së institucioneve. Berisha e ka provuar se e ka të vështirë bashkëjetesën me pavarësinë e institucioneve dhe virusi i tij ka kapur gjithë mazhorancën. Qeveria dhe deputetet e saj janë vënë në rresht për të mbrojtur atë që nuk mbrohet dot, janë vënë kor për të mbrijtur një konflikt privat”- tha Leskaj.

Sipas saj, aktualisht po përdoret pushteti për tu larë nga korrupsioni. Kërkesa për të hetuar organin e akuzës është një lajthitje juridike, është përpjekje për të shkallmuar parimin e ndarjes së pushteteve, për t’i besuar rolin e marrjes së shenjës së gishtave atyre që janë vetë grabitësit. Dhe së fundi sindorimi i frikës ka kapur mazhorancën”- tha ajo.

Ajo ka kujtuar në fjalën e saj deklaratën alarmante të dhënë nga SHBA e pas saj edhe të ambasadorëve të BE-së, për lënien të lirë të drejtësisë për të bërë punën e saj. Ky, sipas saj, është sinjal i fortë dhe leksion demokracie për parlamentin dhe mazhorancën.

Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe kjo për Leskajn është çudia e radhës, por Berisha ka theksuar ajo, e di fare mirë se askush as ndërkombëtarët nuk dalin mbi institucionin e prokurorisë.

Ajo ka kërkuar nga kreu i qeverisë të tregojë të vërtetën për kontratat e bëra në çështjen Fazllic, për Gërdecin, abuzimet në rrugën Durrës-Kukës dhe gjithë gjynahet e qeverisë që nisin me karburantin dhe mbyllen me trafikun e armëve.

“Nëse Berisha su beson instiutucineve, çfarë të presin hallexhinjtë. Mirë Fazllicit i sigurohet hetim ndërkombëtar, por qytetarët e thjeshtë ku të shkojnë, kush i mbron ata.

Ne së bashku me qytetrarët do ta mbyllim kapitullin e qeverisjes, e cila merakoset më shumë për miqtë e saj mashtrues sesa për njerëzit e thjeshtë”- theksoi Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›