E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Duam raporte të mira me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi sot se Kosova angazhohet për qetësimin e raporteve edhe me Serbinë, si dy shtete sovrane e fqinje.

“Republika e Kosovës është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, ndaj angazhohemi për relaksimin e raporteve edhe me Serbinë, si dy shtete sovrane e fqinje, por asnjë lloj bisede tjetër, që në çfarëdo mënyre mund të ndërlidhet me statusin, nuk është e pranueshme për ne, sepse statusi i Kosovës është përmbyllur përgjithmonë me pavarësimin e saj” theksoi Presidenti Sejdiu pas gjatë një takimi që pati sot me z. Lamberto Zannier, shef i UNMIK-ut.

Në këtë takim Sejdiu tha se, "është e domosdoshme që rikonfigurmi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, ndërsa misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës".

Shefi i UNMIK-ut, z. Zannier, e njoftoi Presidentin Sejdiu për ecurinë e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut. Ai tha se tashmë janë bërë përgatitjet që bazat e këtij misioni t’i dorëzohen EULEX-it dhe se UNMIK-u do të ndihmojë funksionalizimin e misionit të BE-së në Kosovë. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›