E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, lirohet 6-vjeçari i marrë peng

Lezhë- Pas shumë orësh negociata mes policisë dhe pengmarrësit është lënë i lirë fëmija 6-vjeç që u rrëmbye nga një 25-vjecar. Sipas burimeve të policisë së Lezhës, që konfirmojnë ngjarjen, mësohet se fëmija, nxënës në klasën e parë u mor peng në rrethana ende të paqarta.

“Pengamrrësi është një shtetas 25-vjeçar, i identifikuar, i sapoliruar nga burgu”- thonë burimet, duke shtuar se janë duke hetuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, që konfirmojne edhe lirimin e femijes.

Hetimet e para, nuk bëjnë të ditur asnjë arsye të qartë për këtë ngjarje, ka vetëm pista, që sipas ekspertët pritet të hetohen e më pas të deklarohet versioni zyrtar. Një nga dyshimet ështe se rrëmbyesi pretendon të jetë babai i djalit, ndaj policia ka marrë në pyetje nënën e fëmijës, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›