Qeveria, 2.5 milionë euro për pagesat e ushtarëve
Qeveria shqiptare rrit buxhetin për trupat ushtarake që shërbejnë me mision në Afganistan dhe Çad. Shuma totale që pala shqiptare do të paguajë për gjashtë muaj për 63 ushtarët shqiptarë që shërbejnë në Çad dhe 120 ushtarët shqiptarë në Afganistan është 2.5 milionë euro. Pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përpos pagesës mujore, ushtarët shqiptarë do të marrin edhe 60 euro për çdo ditë qëndrimi në misionet paqeruajtëse. Me vendimin më të fundit të qeverisë, për gjashtë muaj mision, një ushtar profesionist do të marrë 10.800 euro si shpërblim. Sa më i lartë të jetë numri i trupave tona në Çad dhe Afganistan, aq më e lartë është shuma që duhet të përballojë qeveria, tashmë që Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në strukturën euroatlantike.
Pagesa
Sipas të dhënave nga Këshilli i Ministrave, rroga mujore e një ushtari në Çad është 330 euro, ndërsa për oficerët me grada, pagesa mujore shkon në 530 euro. Për sa u takon ushqimeve dhe veshjeve të ushtarëve, fatura në këtë rast do të përballohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa për çdo ditë qëndrimi në mision, një ushtar shqiptar do të shpërblehet me 60 euro në ditë. Në muaj, kjo vlerë shkon në 1800 euro dhe për 6 muaj, periudha përmbyllëse e misionit, kjo vlerë shkon në 10.800 euro. Shpërblimi është pjesa e majme që ka detyruar paqeruajtësit shqiptarë të lënë vendin e tyre dhe të kryejnë shërbimin në vende problematike si Çadi dhe Afganistani. Pagesa mujore është tepër e ulët në krahasim në vështirësitë me të cilat ushtarët shqiptarë përballen. Duke përllogaritur pagesën bazë mujore dhe shpërblimin që qeveria ka miratuar, pas 6 muajsh një paqeruajtës do të kthehet në "shtëpi" me 14 mijë euro më shumë.
Trupat ushtarake
Zgjedhjet e 20 gushtit 2009 në Afganistan janë një sprovë e madhe për Aleancën e Strukturave Euroatlantike. Misioni më i rëndësishëm i sekretarit të ri të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, është mbajtja nën kontroll e qetësisë në Afganistan. Për zgjedhjet e 20 gushtit, Shqipëria vendosi të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, duke dërguar 120 ushtarë shqiptarë, të cilët do të jenë nën kontrollin e trupave italiane në Herat. Tirana dhe Roma kanë përmbyllur tashmë detajet e fundit për një bashkëpunim të ngushtë, për të siguruar dislokimin e shpejtë të kësaj kompanie dhe bërjen e saj operacionale përpara zgjedhjeve. Kontingjenti i parë i dërgimit të trupave në Afganistan ka filluar misionin në terren më datë 16 gusht të vitit 2002 dhe e ka përfunduar më 25 shkurt 2003. Kontingjenti i dytë është nisur për në mision më 26 shkurt 2003, kontingjenti i tretë është nisur për në mision më 12 gusht 2003. Gjatë misioneve në Afganistan, kontingjentet paqeruajtëse shqiptare kanë kryer detyra në përbërje të Forcave Ndërkombëtare për Siguri dhe Ndihme (ISAF). Kontingjenti shqiptar në misionin e parë është përfaqësuar me 30 trupa të ndara në tri skuadra. Me ndryshimin e strukturës së kontingjenteve të forcave të tjera ndryshoi edhe përbërja e kontingjentit tonë duke u reduktuar në 23 veta. Vendimi i qeverisë shqiptare është vlerësuar nga të gjithë aleatët në Këshillin e NATO-s. Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, ka bërë vlerësimet e tij gjatë mbledhjes së ambasadorëve të NATO-s në Bruksel.
Tabela
Shpërblimi
Shpërblim ditor për ushtarët:
60 euro x 30 ditë = 1800 euro në muaj
1800 euro x 6 muaj = 10800 euro
Pagesa e ushtarakut
Rroga bazë e një ushtari:
330 euro në muaj
330 euro x 6 muaj = 1980 euro
Pagesa e oficerit
Pagesa mujore për oficerët me grada të ndryshme:
530 euro në muaj
530 euro x 6 muaj = 3180 euro
Për ushqimet dhe veshjet shpenzimet përballohen nga OKB-ja