Bode 250 milionë euro kredi për rrugën Rrëshen-Kalimash
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Financave Ridvan Bode nënshkroi dje marrëveshjen për kredinë sindikale me Alpha Bank dhe Deutsche Bank. Kredia merret për të financuar nevojat e Buxhetit të Shtetit për shpenzime kapitale për vitin 2009, duke përfshirë financimin e mbetur të rrugës Rrëshen-Kalimash. Kjo kredi do të shpërndahet në dy transhe. Transhi i parë prej 95 millionë euro, do të disbursohet brenda muajit maj, dhe transhi i dytë prej jo me tepër se 155 milionë eurosh, që do të agregohet nga sindikata e gjerë, do të shpërndahet brenda muajit qershor. Në transhin e parë, bankave rregulluese iu bashkua dhe Banka e Pireut (Tirana Bank) në rolin e Rregulluesit Kryesor të Bashkuar (Joint Lead Arranger) me një kontribut prej 20 milionë eurosh, si dhe Banka Kombëtare Tregtare me një kontribut prej 11 milionë eurosh. Një numër i madh bankash të tjera, me aktivitet ndërkombëtar, por edhe lokal, kanë shprehur interes për t u përfshirë në sindikatën e gjerë që do të disbursohet në formën e një transhi të dytë. Ky zhvillim shumë pozitiv tregon edhe një herë besimin që institucionet financiare ndërkombëtare kanë në ekonominë tonë dhe në ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria. Gjithashtu, marrja e kësaj kredie do të rrisë stabilitetin financiar në vend dhe do të zvogëlojë ndjeshëm nevojën e qeverisë për të financuar buxhetin nga tregu i brendshëm bankar.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009