E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: “Shqyrtimi i kërkesës, pas përkthimit të legjislacionit në anglisht”

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kërkesa e Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet vetëm pasi Shqipëria të përkthejë legjislacionin e saj në anglisht. Sipas drejtorit politik të Komisionit Evropian, Tomas van Hondel, vetëm në këtë mënyrë komisioni do të jetë i aftë të vlerësojë progresin dhe për rrjedhojë kërkesën. “Pas aplikimit të Shqipërisë në BE, hapi i radhës është që komisioni të përgatisë një vlerësimin për këtë kërkesë. Por që komisioni të jetë i aftë të nisë shqyrtimin, duhet që legjislacioni shqiptar të përkthehet në anglisht. Vetëm kështu mund të bëjmë vlerësimin konkret të progresit që keni bërë deri tani. Por kjo procedurë do të hajë disa vjet kohë”, - shprehet Van Hondel. Ndërkohë, pjesa e mbetur e aki komunite , përkthimit të legjislacionit evropian për palën shqiptare do të kryhet nga Maqedonia dhe Kosova. Të tria vendet do të përgatisin një version kombëtar të akisë në shqip. Përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe përkthimi i legjislacionit tonë në anglisht janë dy nga detyrimet e hyrjes në fuqi të MSA-së me BE-në.
Çështë aki komunite
Aki komunite , është një nga standardet e BE-së që duhet të plotësojë Shqipëria duke parë se tashmë ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Pikë së pari, legjislacioni shqiptar, në tërësi, duhet të përshtatet me atë të vendeve të BE-së si dhe të jetë në një linjë me to, për sa i përket çështjeve të drejtësisë, ligjit, politikave me jashtë, zhvillimit bujqësor dhe ushqimeve, investimeve komunale dhe lokale dhe zhvillimit të zonave të përbashkëta ndërkufitare. Po ashtu, përshtatja në legjislacion konsiston edhe në bashkëpunimin me Gjyqësorin Ndërkombëtar, në menaxhimin e kufirit, politikave të migracionit, azilit, politikave të vizave, krimi i organizuar e trafiqet e paligjshme, parandalimi i pastrimit të parave, si dhe lufta kundër terrorizmit. Së dyti, të gjithë këtë legjislacion në shqip, nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit Evropian, të gjitha ministritë e linjës do të duhet ta përkthejnë në gjuhën angleze dhe t ia paraqesin atë në një kohë sa më të shpejtë Këshillit të Evropës, për të marrë në shqyrtim të gjithë legjislacionin ku do të vlerësohet progresi i bërë nga Shqipëria.

Ish-Presidenti i KE-së

Koks: “Traktati i Lisbonës pika kyçe për zgjerimin e BE-së”

Ish-Presidenti i KE, Patrik Koks, është shprehur se Traktati i Lisbonës duhet të hyjë në fuqi përpara se BE të marrë parasysh zgjerimin e bllokut 27-anëtarësh, pas anëtarësimit së Kroacisë. Sipas tij, ratifikimi i traktatit është pika kyçe që mund të sigurojë hapjen e rrugës drejt BE për Ballkanin. Në një intervistë për mediat polake, Koks tha se çdo vend i Ballkanit do të trajtohet si një rast më vete, pasi të gjitha këto shtete janë në faza të ndryshme të zhvillimit. I pyetur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në BE, Koks tha se krijimi i koalicioneve do të jetë vendimtar pasi do të synohet shumica në parlament. Megjithatë, ish-kreu i Parlamentit Evropian, aktualisht President i Lëvizjes Evropiane, tha se është shumë herët që të hidhen supozime lidhur me aleancat politike.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›