E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të rrisim dietat e sportistëve



Kryeministri Sali Berisha premtoi ditën e djeshme gjatë seancës plenare se do të rriten dietat e sportistëve shqiptarë. Deputetët janë përfshirë ditën e djeshme në një debat në lidhje me projektligjin e ri për sportin. Deputetët e majtë kanë ngritur shqetësimin se sporti dhe veçanërisht sportistët nuk po financohen. Ministri i Sportit, Ylli Pango, tha se sportistët po paguhen në bazë të rezultateve që arrijnë. “Dikur në kohën socialiste, paguheshin nga një milion lekë të vjetra, ndërsa sot sportistët e talentuar po paguhen 30 herë më shumë”, - tha Pango. Duke ndjekur debatet nga afër, Berisha ka ndërhyrë se në projektligj do të ndërhyhet në mënyrë që shpërblimet për sportistët të rriten më shumë. Debatet e deputetëve kanë vazhduar më tej në lidhje me problemet në sport. Disa deputetë të majtë kanë kërkuar privatizimin e klubeve në mënyrë që sporti të hyjë në treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›