Berisha PS-së: Duhet të dënojmë periudhën komuniste
Kryesminsitri Sali Berisha ka ftuar opozitën për të dënuar periudhën dhe krimet e komunizmit. Ka qenë debati për zhvillimin e sportit që ka hapur edhe debatin për krimet e komunizmit. “Në Shqipëri për 100 mijë banorë ka 8 qendra sportive ndërsa në Itali për 100 mijë banorë ka 150 qendra sportive. E shikoni sa prapa jemi”, ta deputeti i LSI-së Pëllumb Xhufi, drejtuar Kryesministrit Berisha. Ky i fundit ka kërkuar fjalën dhe vuri theksin në traditën e vendit. “Ti përmende këtu Italinë por në të njëjtën kohë kur në Itali ndërtoheshin stadiume, hipodrome, fusha tenisi etj, në Shqipëri diktatori ndërtonte bankete dhe tunele. Tani mos krahaso të pakrahasueshmen. Kjo ka të bëjë me trashëgiminë. Atë na lanë ata, prandaj duhet të dënojmë atë kohë”, tha Berisha.