E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Historik takimi i Sejdiut e Thaçit me z.Bush



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideroi dje si jashtëzakonisht të rëndësishëm takimin mes Presidentit amerikan Bush dhe krerëve të shtetit të Kosovës. Berisha i bëri këto vlerësime gjatë një takimi që zhvilloi me anëtarët e Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate, zoti Bajram Rexhepi, falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, ndërsa i shprehu atij mirënjohjen për kontributin dhe vendosmërinë e tij në mbrojtje të pavarësisë, integrimit dhe modernizimit të Kosovës. “Takimi i liderëve të Kosovës me Presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush është një takim historik”, - vijoi më tej Kryeministri Berisha, duke shtuar se “shteti i pavarur i Kosovës po njeh gjithnjë e më shumë përkrahjen ndërkombëtare”. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat e zhvillimit, veçanërisht në infrastrukturë, në linjat e interkonjeksionit për energjinë, në burime të reja të prodhimit të energjisë, në investime të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, në arsim etj. Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim anëtarët e Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës, gjatë të cilit vlerësoi se “Kosova po njeh gjithnjë e më shumë përkrahje nga ndërkombëtarët”. Kryeministri Berisha vlerësoi përpjekjet e qeverisë qendrore dhe vendore të Kosovës për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa cilësoi si një sukses Konferencën e Donatorëve, dëshmi se në pesë muaj pavarësi institucionet e Kosovës po punojnë në drejtimin e duhur. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat e zhvillimit, veçanërisht në infrastrukturë, në linjat e interkonjeksionit për energjinë, në burime të reja të prodhimit të energjisë në investime të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, në arsim etj. Anëtarët e Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës, u shprehën se në punën e tyre është parësore zhvillimi i arsimit dhe ndërtimi i infrastrukturës në arsim, tërheqja e investimeve të huaja, por edhe të atyre të diasporës kosovare, e cila ka shprehur interes të madh, si dhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës dhe ndërtimin e rrugëve të reja. Kryetari i Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës, zoti Bajram Rexhepi, vlerësoi kontributin dhe vendosmërinë e z. Berisha në mbrojtje të pavarësisë, integrimit dhe modernizimit të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›