Berisha: Do të vazhdohet me rritje rrogash e pensionesh
28/10/2009 Qeveria nis shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm
Kryeministri Sali Berisha ka theksuar në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive se gjatë vitit të ardhshëm qeveria do të vazhdojë politikën e saj të rritjes së rrogave e pensioneve. Kreu i qeverisë fillimisht u ndal në arritjet ekomomike e fiskale, që sipas tij u vunë re gjatë vitit 2009. Berisha tha se viti që sapo mbyllet ishte një vit i vërtetë suksesi të madh në fushën buxhetore dhe ekonomike në tërësi, pasi financat e vendit dhe ekonomia në tërësi përballuan në mënyrën më të mirë krizën më të madhe që Evropa dhe bota kanë njohur që nga vitet 30 e deri në ditët e sotme. Gjatë kësaj mbledhjeje Kryeministri Berisha tha se do të vijohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve për të ecur drejt objektivit të nxjerrjes së çdo familjeje shqiptare nga varfëria ekstreme. “I kuptoj zotërinjtë e Financave, se tu përmendësh rritje rrogash dhe pensionesh në kohë kolere, jo për Shqipërinë, por për financat botërore, që po kalonin recensionin, ua shton shumë barrën e përgjegjësisë, por ne nuk mund të tërhiqemi nga kjo. Investimi në burimet njerëzore është investimi kryesor, sikundër rritja e pagave dhe pensioneve të ulëta është e domosdoshme për të ulur varfërinë”, - ka deklaruar ai. Duke folur mbi strategjinë e përdorimit të parave të buxhetit të 2010-s, Berisha tha se për të gjitha ministritë do të vendoset një buxhet i shumëfishtë. Ai e vuri theksin në reformat e domosdoshme në shëndetësi, arsim si dhe në mbështetjen e projekteve të mëdha në fushën e bujqësisë, në riorganizimin tërësor të ndihmës ekonomike. Shefi i ekzekutivit u ndal në mënyrë të veçantë në rrogat e gjyqtarëve. Ai tha se rritja e rrogave të gjyqtarëve në gjykatat e faktit dhe në gjykatat e apelit është e rregulluar me ligjin e organizimit të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, sistemi i pagave është i mirë, por vetë niveli i pagave i gjyqtarëve të gjykatave të faktit janë të ulëta. “Ne nuk marrim dot përsipër të ndryshojmë ligjin derisa opozita të hyjë në Parlament për të bërë 84 vota, por qeveria do të gjejë mënyra të tjera nëpërmjet bonuseve të caktuara që gjyqtarëve të faktit tu rritim rrogat dhe ata të marrin jo 50% të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, por të marrin 60% të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë”, - tha ai. Sipas kreut të qeverisë, përveç kërkesave ndaj njerëzve të drejtësisë duhet të ndërmerren edhe disa nisma ligjore, sepse pushteti i drejtësisë vuan nga disa mungesa në fushën e investimeve. Sipas tij, nuk mund të kërkohet nga gjykata që të jetë edhe investitor. Kryeministri mori si shembull gjykatën e Tiranës, e cila sipas tij është absolutisht jashtë të gjitha standardeve të funksionimit të një zyre. Kjo gjendje për shefin e ekzekutivit duhet ti zgjidhë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Megjithatë, ai tha se qeveria duhet të bashkëpunojë më ngushtë dhe duhet bërë çdo gjë që gjatë vitit 2010 tu krijojmë kushtet më optimale të mundshme.
Projektet në infrastrukturë
Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive se në buxhetin e vitit të ardhshëm është projektuar vazhdimi i investimeve të mëdha në infrastrukturën rrugore. Shefi i ekzekutivit theksoi se qeveria do të vazhdojë me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ndërtimin e tunelit që lidh qytetin e Elbasanit me Tiranën, boshtin e Jugut dhe një sërë projektesh të tjera mëdha. “Në një mandat katërvjeçar ne do të asfaltojmë 7 mijë kilometra rrugë: autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete”, - ka deklaruar kreu i qeverisë.
Monedha shqiptare e fortë
Duke u ndalur në luhatjet që pësoi tregu ndërkombëtar me rritjen e monedhës evropiane, euro, Kryeministri Berisha tha se forcimi i kësaj monedhe është bërë një problem madhor për ekonomitë e eurozonës. Për kreun e ekzekutivit edhe situata e monedhës shqiptare u ndërlikua. “Natyrisht, leku nuk mundej se jo trimërinë e Lekës, por dhe trimërinë e Skënderbeut, po të kishte, të mos e ndiente këtë forcim të papërmbajtur të euros”, - tha ai. Por në opinionin e kreut të qeverisë leku shqiptar është mbajtur më mirë se të gjitha monedhat e tjera të vendeve përreth, pasi Banka e Shqipërisë ia doli ta menaxhojë shumë mirë problemin.