PBDNJ nuk kandidon në zgjedhjet e 15 nëntorit
28/10/2009 KQZ do miratojë modelin e fletës së votimit. PD-ja garon përballë LSI-së
Sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për të 5 njësitë është 46041 copë
Gatishmëria e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 15 nëntorit lidhej me administrimin e zgjedhjeve dhe jo me kandidimin në to. Ajo ka propozuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve emrat për anëtarë të komisonerëve të komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë për të pesë njësitë e qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet, por jo kandidatë. Sipas përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësive të qeverisjes vendore të datës 15.11.2009, në katër njësi vendore përballë njëri-tjetrit do të kandidojnë përfaqësuesit e Partisë Demokratike me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. I vetmi qark ku partia e tretë pjesëmarrëse në to, Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, ka paraqitur kandidatë, është qarku i Beratit, komuna e Otllakut. Në këtë komunë do të garojnë për postin e kryetarit të komunës Hektor Beqollari për PPSHR-në, Muharrem Hoxha për PD-në dhe Nasi Gjoka për LSI-në. Modeli i fletëve të votimit për çdo njësi do të shqyrtohet gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së. Në rendin e ditës së punimeve të këtij institucioni është përcaktuar edhe miratimi i projektvendimit “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësive të qeverisjes vendore të datës 15.11.2009”. Sipas të dhënave të mbërritura në KQZ nga 5 njësitë e qeverisjes vendore, rezulton se janë gjithsej 65 qendra votimi dhe 45138 zgjedhës. Pas shtimit të 2-përqindëshit mbi numrin e zgjedhësve që përcakton Kodi Zgjedhor sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për 5 njësitë është 46041 copë. Mbështetur në nenin 21, pika 1 dhe nenin 97, pika 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, KQZ-ja duhet të miratojë sasinë e fletëve të votimit për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të njësive të qeverisjes vendore të datës 15.11.2009. Gjithashtu komisioni pritet të miratojë pas shqyrtimit edhe me subjektet zgjedhore, ngritjen e qendrës së votimit nr. 3436 të komunës së Otllakut në Qarkun e Beratit në lokalin privat në pronësi të zotit Bledar Velo, fshati Lapardha 2. Nga informacioni i ardhur nga kryetari i ngarkuar i komunës së Otllakut rezulton se janë krijuar 15 qendra votimi në këtë zonë zgjedhore. Nga verifikimi i këtij informacioni konstatohet se 14 qendra votimi janë krijuar në ndërtesa publike, ndërsa 1 qendër votimi është krijuar në objekt privat, i cili ka shërbyer edhe në zgjedhjet e kaluara si qendër votimi. Në këtë zonë nuk ndodhen objekte shtetërore që plotësojnë kushtet për të shërbyer si qendër votimi.