“Privatizimi i bregdetit, shteti nuk mendoi për ish-pronarët”
28/10/2009 Sekretari i përgjithshëm i “Pronësi me drejtësi”, Toro, komenton projektin e qeverisë
Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për pronën, si çdo herë, nuk i kanë kënaqur interesat e ish-pronarëve. Kështu ka ndodhur edhe me propozimin nga qeveria të projektligjit “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, projekt i cili sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës “Pronësi me drejtësi”, Agim Toro, synon të rregullojë marrëdhëniet e atyre që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme. Gjatë një prononcimi për “Metropol” ai e vlerësoi projektin joefikas për rregullimin e situatës kaotike të krijuar në zonat bregdetare. Duke cituar nenin 3 të ligjit 9583 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, ligj që sipas Toros jep zgjidhje për çështje që ngre projekti i ri, ai shprehu dyshime mbi qëllimin e vërtetë të hartimit të këtij projekti. “Ky projektligj nuk është as më shumë e as më pak, por një ligj që kërkon të rregullojë marrëdhëniet e atyre që s’kanë lidhje me pronën, pra që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme pronën, pronë që në kuptimin e këtij ligji janë vilat dhe pronat në fshatin turistik. Sipas ligjit nr. 9583, këtyre njerëzve që kishin apo kanë blerë vila në fshatra turistike, u është dhënë një herë mundësia që të blinin edhe tokën brenda një afati 6 mujor që nga 2006-a. Atëherë lind pyetja: pse u rijepet mundësia për të blerë tokën kur ata nuk e shfrytëzuan më 2006-n?”, - thekson Toro në prononcimin e tij. Duke komentuar projektin, i cili po shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, Toro nënvizon se ai nuk zgjidh marrëdhënien mes pronarëve të tokës dhe atyre të ndërtesave. “Në këtë ligj kemi dy pronarë: ata të tokës që u është kthyer sipas ligjit nr. 9583 dhe pronarët e vilave. Marrëdhënia mes tyre nuk është zgjidhur akoma nga shteti, pasi ai ka gabuar kur ka dhënë titullin ‘person i stimuluar’. Mbi të gjitha shteti nuk ka respektuar ata parametra që vetë i kishte vënë në ligj. Për të marrë titullin ‘person i stimuluar’, në bazë të rregulloreve që ka miratuar vetë shteti, personat që donin të ndërtonin fshat turistik ishin të detyruar të kishin edhe certifikatën e pronësisë së tokës. Licencat janë dhënë pa pasur këtë certifikatë. Pra, shteti shkeli rregullin e vet”, - sqaron sekretari i përgjithshëm i shoqatës. Në nenin 17 të projektit parashikohet kalimi i truallit për të cilin nuk ka kërkesa për ta blerë në llogari të kompensimit fizik të ish-pronarëve. Por ky nen nuk e bën aspak optimist përfaqësuesin e “Pronësi me drejtësi”. “Sot një pjesë e trojeve u ka kaluar ish-pronarëve. Çfarë kompensimi do t’u bëhet atyre kur mbi to janë ndërtuar? Pse nuk ua dha shteti këto toka para se të ndërtoheshin këto fshatra? Duket se fshihet diçka tjetër. Pra, mendojmë se ky ligj nuk do ta zgjidh këtë çështje, ashtu si nuk e zgjidhi ligji i 2006-s”, - përfundon ai.
Ligji 9583 (neni 3)
Neni 6 ndryshohet si më poshtë
1/ç. Në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara, për të cilën është rënë dakord për t’i përdorur për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar.
Kur investimi është kryer mbi një tokë pronë publike, subjekti kontraktues i paguan shtetit brenda 6 muajve vlerën e truallit me çmimin e tregut. Të ardhurat e realizuara nga shitja përfshihen në fondin e kompensimit të pronave.”