Berisha: “Do të vazhdojmë me rritjen e pagave dhe të pensioneve”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Shefi i ekzekutivit shqiptar, Berisha, garantoi se punësimi dhe lufta kundër varfërisë janë dy objektivat madhorë të mandatit të dytë të qeverisjes së demokratëve. Deklarata e Kryeministrit është bërë në përurimin e rikonstruksionit të rrugës Spitallë-Porto Romano, në Durrës. Kreu i qeverisë përuroi fillimin e punimeve për rindërtimin e rrugës Spitallë-Porto Romano, një rrugë me gjatësi 2.5 kilometra dhe gjerësi 16 metra, investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 220 milionë lekë. Berisha e konsideroi këtë segment rrugor jetik, pasi lidh Durrësin me Porto Romanon, me parkun industrial dhe energjetik. Në takimin me qytetarët, ai siguroi se në 4 vitet e mandatit të dytë, në fokus të vëmendjes sërish do të jenë jeta dhe problemet e qytetarëve, punësimi dhe lufta kundër varfërisë do të jenë ndër objektivat madhorë të qeverisë. “Unë ju premtoj që në 4 vitet që vijnë do t i japim varfërisë goditjen më të pamëshirshme. Zero tolerancë ndaj varfërisë dhe mjerimit në vend. Shqipëria me infrastrukturë moderne, Shqipëria me rrugë të reja, Shqipëria me ujësjellës dhe kanalizime, Shqipëria me energji 24 orë, janë zotimet tona. Në 4 vitet e mandatit të dytë, do të sjellim ujin e pijshëm brenda shtëpisë së çdo shqiptari. Ne zotohemi të shndërrojmë Shqipërinë në një eksportues të rëndësishëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, të rindërtojmë apo ndërtojmë nga e para çdo shkollë të vjetër në Shqipëri, të vazhdojmë me shpejtësi rritjen e pagave dhe të pensioneve tuaja". Kryeministri garantoi banorët e Durrësit se punësimi do të jetë një nga objektivat më madhorë të qeverisë. "Gjatë këtij mandati, ne kemi punësuar rreth 80 mijë qytetarë shqiptarë. Në mandatin e dytë do të punësojmë dyfishin e tyre",- tha ai. Gjithashtu, sipas Kryeministrit, lufta kundër varfërisë është një objektiv tjetër madhor, duke thënë se "në 4 vjet, ne nxorëm nga varfëria 200 mijë shqiptarë. Vetëm gjatë muajit maj, me dyfishimin e pensioneve në fshat, ne bëjmë që edhe 180 mijë qytetarë të tjerë, ndër të cilët 170 mijë në fshat dhe mbi 10 mijë pensionistë me pensione të ndryshme në qytet, të marrin mbi 2 dollarë në ditë, pra, të dalin nga varfëria. Kështu, në 4 vite, ne, së bashku, nxorëm nga kthetrat e varfërisë rreth 400 mijë shqiptarë. Duke premtuar se në 4 vitet që vijnë do t i japim varfërisë goditjen më të pamëshirshme. Duke vënë në dukje se sot, në Shqipëri përballen dy alternativa, alternativa e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nëpërmjet reformave dhe alternativa e mohimit të suksesit të reformave që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, alternativa e suksesit të reformave që bënë të mundur kandidimin e Shqipërisë në BE dhe nga ana tjetër, alternativa e mohimit të suksesit të reformave”, - tha Berisha. Kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit që “të punojmë të gjithë, së bashku, të rendim pas çdo vote, t i kërkojmë votën çdo qytetari shqiptar që beson tek ndryshimi”, - përfundoi shefi i ekzekutivit.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009