E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti premton teknologji të re për bujqësinë

Autori i Lajmit: red.
Navosela ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në kuadër të turit për prezantimin e programit të ri qeverisës. Rama tha se me programin e ri të socialistëve do të ketë ritme të reja të rritjes në fshat. Ai ka treguar disa pika të dokumentit të ri qeverisës të socialistëve lidhur me uljen e kostove të prodhimit, si dhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit përmes politikave të reja në sektorin e bujqësisë. “Do të ulim edhe koston tërësore të prodhimit, duke nxitur përmes mbështetjes financiare rritjen e njësive të prodhimit dhe njëkohësisht, duke nxitur me politika të reja, edhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit”, - tha ai. Rama ripërsëriti dhe heqjen e akcizës së naftës duke rikujtuar edhe premtimet e pambajtura të kryeministrit aktual. “Sali Berisha në vitin 2005, mori shumë vota në fshat, duke ngritur zërin për çmimin e naftës, që atëherë ishte 600 lekë dhe për Sali Berishën ishte shumë i lartë. Ai premtoi, se me të marrë votën tuaj, do ta bënte 400 lekë çmimin e naftës. Dhe ajo që ndodhi, siç ndodhë me të gjitha premtimet e Berishës, ishte që jo vetëm nafta nuk zbriti, por përkundrazi çmimi i saj u dyfishua e u trefishua, dhe ju mbetët në mes të katër rrugëve. Unë e ndiej pamundësinë tuaj dhe për këtë arsye, do ta ulim çmimin e naftës për fshatin, duke hequr akcizën”, - theksoi kreu i selisë rozë. Në një zonë të Novoselës, Kryetari i PS-së, ka preferuar të shpërndajë vetë për komunitetin rom kartat e reja të antarësisë.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›