Kryeministri angazhohet për forcim të marrëdhënieve me Rumaninë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverise shqiptare për t i forcuar më tej marrëdhëniet shumë të mira politike midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë rumune si dhe marrëdhëniet tradicionale miqësore midis popullit shqiptar dhe atij rumun gjatë një takimi që pati me ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Rumanisë në Shqipëri, Viorel Stanila. Në takim u theksua rëndësia e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve politike në nivelet më të larta, si edhe zgjerimi e thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe në të gjitha fushat. Në veçanti, Berisha i kërkoi ambasadorit Stanila intensifikimin e përpjekjeve për nxitjen e investitorëve rumunë për të investuar në Shqipëri. Ambasadori Stanila, duke theksuar se ky takim zhvillohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO, i shprehu urimet më të ngrohta Kryeministrit shqiptar duke vlerësuar lart kontributin e tij personal për këtë arritje historike për Shqipërinë e shqiptarët. Gjithashtu, ambasadori rumun i shprehu Kreut të qeverisë angazhimin e tij të plotë si përfaqësues i Rumanisë në Shqipëri për të kontribuar në forcimin më tej të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve, si edhe marrëdhëniet shumë të mira midis qeverive të të dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009