Berisha: “Do të zgjatet edhe 3 vjet ligji i moratoriumit të skafeve”
Do të zgjatet dhe me 3 vjet ligji i moratoriumit të skafeve. Lajmi është dhënë nga kryeministri Berisha, në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Sipas Berishës, kjo zgjatje do të bëhet në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duke theksuar edhe njëherë se kjo maxhorancë, sa të jetë në qeveri, do të luftojë me tolerancë zero kundër mafies. Berisha, duke i cilësuar mjetet e lundrimit si industri e mafies, theksoi se zgjatja e moratoriumit edhe me 3 vjet të tjerë do të bëhet për ta luftuar atë.
12 Dhjetor 2009