E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: ”Do t’i përgjigjem opozitës”



Kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e djeshme se është i gatshëm t’i përgjigjet opozitës në lidhje me kërkesën e saj për t’u përgjigjur mbi akuzat që janë ngritur për ngjarjen e ndodhur në fshatin Gërdec, si dhe për trafikun e armëve. Gjatë konferencës së djeshme të shtypit, Berisha tha se koha fizike e ka penguar që të shkojë në Parlament për t’u përgjigjur për kërkesat e opozitës. Ai tha se mbas Samitit të NATO-s në Bukuresht do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdolloj akuze që është ngritur. Berisha bëri publike axhendën e takimeve në Samitin e NATO-s dhe u shpreh se pritet që të merret ftesa për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota në këtë samit.

2 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›