“Topçinjtë”: “Kemi më shumë kualitet se Liverpuli”
Arsenal-Liverpul. Një superderbi anglez në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Të dy trajnerët, si francezi Arsen Venger i Arsenalit ashtu dhe spanjolli Rafael Benitez i Liverpulit, janë të bindur se mund të mposhtin njëri-tjetrin. “Duhet t’u tregojmë se ende jemi përmirësuar dhe jemi akoma më të fuqishëm se zonin e kaluar. Jemi mësuar të luajmë me ata, dhe e dimë si të ndeshemi”-u shpreh ai. Edhe tekniku i topçinjve Arsen Venger beson se ekipi i tij do të fitojë ndeshjen, por edhe nëse kjo sfidë del barazim, sërish, është një rezultat pozitiv. “Sigurisht se do të dëshironim ta fitojmë ndeshjen në shtëpi gjatë të mërkurës, por një rezultat 0-0 kurrë nuk është zhgënjyes për ndeshjen e parë. Ne kemi parë shpesh se një gjë e tillë i shtyn ekipet tjera nën presion të lartë në ndeshjen e dytë, pasi që janë në dy mendje, dhe kjo është shans i mirë”-u shpreh Venger. Në prag të ndeshjes me Arsenalin, trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, shprehet se Arsenali duhet të ruhet nga Fernando Torres. “Arsenali do ta mësojë se Torresi është në formën e tij më të mirë dhe po shënon gola, dhe do të jetë një problem i madh për ata. Fernando e di se nëse luajmë mirë ai duhet të shënojë gola, kështu që ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë. Ai është i përgatitur shumë mirë, por duhet thënë se në ndeshje të mëdha ka edhe mbrojtje të fortë, kështu që nuk do ta ketë edhe aq lehtë ”- ka thënë Benitez në konferencën për shtyp. Në lojën e deklaratave kanë hyrë edhe lojtarët. Mbrojtësi i Arsenalit Kolo Ture u shpreh se ekipi i tij e di si të ndeshet me “Redsat”. “Do të jetë vështirë, e dimë këtë, mirëpo ne e kemi kualitetin dhe mendoj se ata do të kenë frikë të luajnë kundër nesh. Stiven Xherad është lojtari që duhet ndalur, edhe pse Fernando Torres është njeriu i momentit. Torres nuk është lojtari më i rëndësishëm, është ekipi”, - tha Ture. “Xherard është me të vërtetë i mirë, nëse ndalojmë atë ne bllokojmë ekipin. Nëse nk do të gjejmë një Stiven Xherard të mirë atëherë ndeshja do të jetë shumë e lehtë për ne”. Në sfidën tjetër, mbrojtësi i ekipit turk Fenerbahce, Roberto Karlos, ka paralajmëruar kundërshtarët se në Stamboll, ekipi anglez do të ndeshet me “Real Madridin turk”. “Ne luajmë si Reali i Madridid për momentin dhe është një ndjenjë pozitive se mund ta mposhtim Çelsin. Ne kemi fituar më shumë trofe se sa Reali në katër vitet e kaluara dhe mund të shihni se sa shumë kemi arritur”- tha ish-lojtari i galaktikëve, i cili është në kërkim të medaljes së katërt të Ligës së Kampionëve. Braziliani mendon se atmosfera brenda stadiumit “Sukru Saraçoglu” do të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm, gjatë ndeshjes së parë çerekfinale mes dy ekipeve. “Ne jemi në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë, por nuk jemi nën të njëjtin presion siç janë edhe Barcelona, Liverpuli, Mançester Junajtid dhe të tjerët. Mund të luajmë pa presion dhe të jemi befasia e këtij viti në këtë garë”- përfundoi Karlos.
Ançeloti: “Dëshiroj ta mbyll karrierën tek Roma”
“Do të doja që ta përfundoja karrierën e time Romën”. Deklarimi nuk i përket trajnerit aktual të verdhekuqeve, Luçiano Spaletit, i cili dje u përball me Mançester Junaitid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por teknikut të Milanit, Karlo Ançeloti. Duket se Karlo Ançeloti i ka ditët të numëruara te klubi i miliarderit italian Silvio Berluskoni. Largimi i trajnerit aktual të Milanit, tashmë është zyrtarizuar prej vetë trajnerit të fundit kuqezi, që ka fituar Ligën e Kampioneve., Roma do të jetë me shumë mundësi destinacioni i tij i radhës. Ançeloti, ka zbuluar se do të dëshironte që t’i japë fund karrierës së tij si trajner tek ish-klubi i tij, Roma. “Do të doja që ta përfundoja karrierën e time si trajner me ndonjë klub dhe do të dëshiroja që ta bëja këtë me Romën. Do të ishte vërtetë bukur, nuk mund të gjeni një qytet si Roma askund në botë”- ka thënë trajneri italian duke shtuar “Humbja e vitit 1984 në garën europiane ndaj Liverpulit ka qenë një zhgënjim i madh, sidoqoftë kjo është e kaluar dhe kohët kanë ndryshuar, por një ditë do të doja që kjo të ndodhë. Kush e di, ndoshta kjo mund të ndodhë edhe këtë vit”. Ish-trajneri i Juventusit, luajti për ekipin roman në periudhën mes viteve 1979 dhe 1987 në rolin e mesfushorit.
Saki: “Blerja e Ronadinjos, një gabim i madh”
Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki, deklaroi se do të ishte një gabim shumë i madh për kuqezinjtë, nëse ata do të nënshkruanin me Ronaldinjon gjatë kësaj vere. Kampionët e rrëzuar të Europës kanë pasur një sezon të mjerë dhe janë të vendosur për të revolucionarizuar skuadrën. Një lojtar që është i lidhur fort me një lëvizje drejt “San Siros”, është edhe plejmejkëri i Barcelonës, Ronaldinjo, i cili nga ana e tij po kalon një sezon të tmerrshëm në “Kamp Nou”. “Një lëvizje e tillë do të ishte kundër filozofisë së Milanit”, - tha Saki. “Milani e ka ndërtuar historinë e tj me djem të rinj që janë rritur në Milanelo. Kur ata ishin fokusuar të ndërtonin ekipin me lojtarë të tillë si Fernando Redondo, Kristian Vieri dhe Ronaldo, dështuan. Kuqezinjtë duhet t’u rikthehen investimeve, që në të kaluarën prodhuan lojtarë të tillë si Franko Barezi, Paolo Maldini, Alesandro Kostakurta dhe Demetrio Albertini”, - shton ai. Saki ishte bosi i Milanit në përudhën më të lavdishme të historisë së tyre, në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Ai ndërtoi një ekip që dominoi në Europë me yje të tillë si Marko van Basten, Rud Gulit, Frank Rajkard, Roberto Donadoni, Barezi, Maldini e Kostakurta.
2 Prill 2008