Kinezët e “Jushi”-t kërkojnë të investojnë në Shqipëri
Kryeministri Berisha priti ditën e djeshme në zyrën e tij presidentin e grupit kinez “Jushi”, më i madhi në botë për prodhim fibrash xhami, Yuqiang Zhang. Zhang i paraqiti kryeministrit projektin e aprovuar nga Bordi i Grupit për ndërtimin në Shqipëri të një fabrike për prodhim fibrash xhami. Ai e informoi kryeministrin se vendimi i grupit “Jushi” për të shtrirë investimet në Europë, e finalizoi Shqipërinë si vendin më të përshtatshëm për këtë qëllim. Vizitat paraprake të përfaqësuesve të grupit, - shtoi zoti Zhang, - përforcuan këtë vendim dhe tashmë ne duam të fillojmë investimet. Zgjedhja e territorit përfundon fazën përgatitore dhe sipas parashikimeve, ky investim mund të përfundojë në fund të vitit. Fabrika do të ketë si kapacitet fillestar prodhimin e 8 milionë tonëve fibrash xhami, me vlerë investimi rreth 5 milionë euro. Sipas presidentit të grupit, pas fazës së parë do të vazhdojë rritja e kapacitetit dhe investimeve.
2 Prill 2008