E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI, protestë para Kryeministrisë, 1 prilli, dita e Berishës



Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim kanë organizuar dje një protestë përpara selisë së Kryeministrisë. LRI-ja zgjodhi ditën e 1 prillit, si ditën e gënjeshtrave, për të ironizuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë tij për premtimet e “mbajtura” për të gjithë shqiptarët. Me banderolën “1 Prill, Dita e Berishës”, me dhjetëra të rinj të LRI-së kanë kërkuar sot para Kryeministrisë dorëheqjen e Sali Berishës. Ata kanë akuzuar kryeministrin Berisha se nuk mbajti premtimet e bëra në zgjedhjet e 2005-s, ku u premtoi shqiptarëve rritje të punësimit, dyfishimin e nivelit të pagave, rritjen e pensioneve, zhvillimin e arsimit, pajisjen e shkollave me internet etj.

2 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›