E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dorëheqja e Ramës, e vetmja zgjidhje për rikthimin e normalitetit

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje për rikthimin e normalitetit në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se situata e krijuar gjatë ditëve të fundit është pasojë e dhunës 13-vjeçare të qeverisjes së Ramës.

“Edi Rama jep dorëheqjen, çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur. Fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend. Videot në 6 të mëngjesit ku ti vjell vrerin nuk qetësojnë dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria prej një javë”, tha Berisha.

“Dokrrat me armiq të brendshëm dhe të jashtëm i ke trashëgimi gjenetike.”, theksoi ai.

“Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen”.

“Kjo kërkesë është shprehur qartë edhe nga qindra mijëra qytetarë që mbështesin studentët nga shtëpitë e tyre dhe absolutisht po të jetë nevoja edhe ata do zbresin në shesh krahas djemve dhe vajzave të tyre, ndaj mos e provoko më situatën më tej”, tha Berisha.

Krru i PD tha se protestuesit nuk po bëjnë dhunë

“Jo, Edi Rama, ajo nuk është dhunë. Ajo që ka ndodhur këto ditë është direkt pasojë e dhunës tënde. Pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare”, deklaroi Berisha.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›