Berisha: Duhet të ndalohet ekspansionizmi rus
Qeveria shqiptare ka dënuar ashpër luftën në Gjeorgji dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ndërkombëtarëve. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Rusia ka dyndur ushtrinë e saj në një vend të lirë ndaj dhe duhet të tërhiqet nga ky vend i lirë dhe demokratik. Sipas Kryeministrit shqiptar, kjo shfaqje lufte po tregon hapur ekspansionizmin rus ndaj një vendi të vogël. “Ajo që po ndodh është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Unë natyrisht uroj që ky konflikt të zgjidhet sa më parë, por i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar për një reagim të fuqishëm, për të ndalur këto sulme ndaj një vendi të lirë, për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi demokratik. Nuk mund të përdoren minoritetet për ndërhyrje ushtarake sepse kudo ka pakica dhe nëse përdoren pakicat, nëse përdoret forca ushtarake, atëherë rendi ndërkombëtar është në rrezik të madh”, - tha Berisha i cili shtoi se kjo situatë “kategorikisht nuk ka asnjë paralelizëm me rastin e Kosovës, por thjesht tendenca për krijimin e Bashkimit Sovjetik”. Reagimi i Shqipërisë është një reagim i një vendi që pret të bëhet së shpejti anëtar me të drejta të plota në NATO dhe kësisoj përbën interes. Në këtë kuadër reagimi shqiptar ka qenë në linjë të drejtë me reagimin e vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe kryesisht SHBA-së.
Majko: Nëse Osetia është Kosovë, Rusia të dalë kundër Serbisë
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka komentuar sulmin rus ndaj Gjeorgjisë. Majko e ka dënuar këtë sulm si dhe theksoi se nuk duhet bërë një gabim për të krahasuar Osetinë me Kosovën. “Në rast të kundërt, - tha Majko, - i bie që Rusia të njohë pavarësinë e Kosovës, përderisa lufton për pavarësisë e Osetisë”. Ai tha se kjo politikë e Rusisë ka kthyer politikën e ariut rus. “Kjo luftë rrezikon cilësi në marrëdhëniet mes Evropës dhe Rusisë. Por kjo luftë krijon edhe një precedent, pasi nëse dikur kemi pasur një Rusi që ngrinte zërin në arenën ndërkombëtare, tanimë kemi një politikë të rikthimit të ariut rus. Nëse do të kishte një paralele mes Kosovës dhe Osetisë, atëherë i bie që Rusia të ishte në krah të Kosovës dhe kundër Serbisë. Kjo është një politikë e cila nuk lejon interesat evropiane të përfaqësohen. Të prishësh harmoninë është shumë e lehtë. Që nga koha e Stalinit politika ruse ka dështuar në aksione të tilla”, - tha Majko
Bilanci
Fjalitë e para në konferencën e djeshme për shtyp Kryeministri Berisha ia delegoi ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Pekin. “Motoja e Olimpiadës së Pekinit ishte: “Një botë, një ëndërr”. Ata që ndoqën ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike nga stadiumi “Foleja e zogjve” dhe 4 miliardë shikues nga mbarë bota, përjetuan katër orë shoë, magji kineze, ëndërr e vërtetë”, - tregoi Berisha. Më pas Berisha foli për takimet e tij të organizuara nga autoritetet më të larta politike në Kinë. Berisha tha se në drekën që shtroi Presidenti i Kinës, Hu Jintao, për 101 delegacione të vendeve nga mbarë bota, pati mundësinë të ritakohet me Presidentin amerikan Bush. “Së bashku me Lilin, i shprehëm edhe një herë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e madhe që ai personalisht, kombi dhe vendi i tij i ka dhënë dhe i japin Shqipërisë. Presidenti më përgëzoi për arritjet e Shqipërisë dhe me shumë dashamirësi më paraqiti tek disa udhëheqës të tjerë të vendeve të botës, të pranishëm aty”, - tha Berisha. Ai shtoi se pati një takim edhe me ish-Presidentin Bush i cili pranoi ftesën për t’u rikthyer në Shqipëri.