MBUMK, 3 milionë lekë për dhoma frigoriferike
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të financojë në fillim të vitit 2009 3 milionë USD për ngritjen e dhomave frigoriferike në disa rrethe të vendit, me qëllim shtrirjen gjithëvjetore të prodhimit bujqësor në tregjet e vendit. Ekspertët e bujqësisë bënë të ditur dje se tashmë bujqësia në periudhën e sezonalitetit, për të tretin vit radhazi po shënon rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor vendas, prodhim të cilin përmes dhomave frigoriferike, synohet të gjendet në treg edhe jashtë sezonit. Sipas MBUMK, mbështetur dhe në eksperiencën evropiane, politika për shtrirjen gjithëvjetore të prodhimit bujqësor në tregjet e vendit, synon të mbështesë tregtarët apo prodhuesit me grante, me qëllim ndërtimin e dhomave frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore dhe tregtimin e tyre, në përfundim të sezonit të prodhimit, duke sjellë kështu në treg në çdo kohë prodhime bujqësore të freskëta vendase. Kjo fazë, bën të ditur MBUMK, do të sjellë ndikim në stabilitetin e çmimit, uljen e importeve dhe plotësimin e kërkesës së konsumatorëve për prodhime vendi.
BSH publikon për shitje 18.6 miliardë lekë bono thesari
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, publikoi të hënën për shitje me ankand 18.6 miliardë lekë bono thesari të qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet më 21 gusht, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12 dhe 6-mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në 19.08.2009 dhe 08.02.2009. Nga totali prej 18.6 miliardë lekësh, 12.2 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 12-mujor, 6.3 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 6-mujor.