Berisha: Duhet të presim rezultatin zyrtar nga KQZ
15/05/2011 Reagimi i Partisë Demokratike
Pas publikimit të rezultatit ende të pacertifikuar të KZAZ-së 49, që i përket njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë, doli në një konferencë për shtyp, ku u bëri thirrje për të kontrolluar emocionet e simpatizantëve të partive politike, të cilët ndodheshin para qendrës së numërimit të votave, e cila ndodhet në shkollën “Vasil Shanto” të Tiranës. Gjithashtu, Kryeministri Berisha u kërkoi simpatizantëve që të presin rezultatin zyrtar që do dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Si Kryeministër i bëj thirrje vëllazërore, të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të gjitha forcave të tjera politike që të presin me interes, por dhe qytetari të vërtetë finalizimin e procesit pasi në çdo vend të botës një proces i ndarë me vota që shkojnë të gjithë gishtërinjve të duarve së bashku ka një ligjimitet për t’u shqyrtuar nga qeliza në qelizë, ndër më serioz të cilit ne nuk mund të hedhim as hijen më të vogël të dyshimit”,- deklaroi dje Berisha nga selia e PD-së. Gjithashtu, në daljen e tij publike, Kryeministri i vendit ka ftuar kandidatët e të dy partive politike që të respektojnë rezultatin e procesit të numërimit të votave. Ndërkohë, Berisha theksoi faktin se vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni i vetëm që mund të nxjerrë dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 majit. “Në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, KQZ është e detyruar të përllogarisë dhe të shpallë atë rezultat që konfrontohet një për një të dhënat të KZAZ-së 49 me tabelën e KQZ-së”, – theksoi Berisha. Më pas, ai ka përshëndetur punën e palodhur të zhvilluar nga komisionerët në qendrat e numërimit gjatë këtyre ditëve, të cilët zhvilluan një proces korrekt dhe plotësisht transparent, ku çdo votë u numërua dhe u pa nga sytë e të gjithë shqiptarëve dhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë. Në përfundim, Berisha bëri thirrje për qetësi deri në fjalën e fundit të KQZ-së. “Përshëndes komisonerët për punën e dhënë dhe nëse fiton mbështetësi ynë të kontrollojnë emocionet në të gjitha krahët. Të presim shqyrtimin dhe fjalën finale të KQZ”,- u shpreh Berisha.
Numërimi i kutisë së fundit
Njësia 5, Tirana ende pa kryebashkiak
Mëngjesin e djeshëm ishte bërë një ndryshim i rregullores, ku për të përshpejtuar rezultatin ishte vendosur që numërimi për votat për kryetar bashkie të fillojë në të 5 grupet e numërimit. Ndërkohë që në fillim u tha se në 3 tavolina do numërohej për votat e kryetarit, ndërsa në 2 tavolina do numërohej për anëtarët e këshillave bashkiakë. Ndryshimi i rregullores u bë pas një marrëveshjeje mes partive politike e mbështetur dhe nga KZAZ 49. Pavarësisht ovacioneve të simpatizantëve të të dy forcave politike, edhe numërimi i kutisë së fundit në njësinë 5 nuk përcaktoi dje emrin e kryebashkiakut të ri për Tiranën. Në numërimin e fundit, kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama, mori 220 vota në këtë kuti, ndërsa kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha, mori 154 vota. Në total Rama ka marrë 19107 vota në këtë njësi, ndërsa Basha 14442 vota, me një diferencë në favor të Ramës me 4465. Diferenca mes tyre është 66 vota në favor të zotit Rama. Por rezultati final pritet të dalë vetëm ditën e nesërme, pasi KQZ të përllogarisë edhe njëherë të gjitha rezultatet e procesverbaleve për secilën prej 11 njësive bashkiake. Nga ana tjetër, të dyja forcat politike PD e PS kanë shpallur fitues kandidatët e tyre, bazuar në databeizin e tyre, ndërsa festa e mbështetësve ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përpara selive kryesore.