E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Dules: Dua kandidatura të tjera veç Martos

Kryeministri Sali Berisha nuk vendos për ikjen e Kosta Barkës nga qeveria, pa pasur dhe kandidatura të tjera nga PBDNJ-ja, veç asaj të Andrea Martos. Vetëm në këtë mënyrë dhe pas një procesi përzgjedhjeje, do të vendosë për zëvendësimin e Kosta Barkës. Këtë ia bëri të ditur paraditen e djeshme Kryeministri Sali Berisha kryetarit të Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, në ambientet e “Sheraton”. Ndonëse detajet e takimit nuk bëhen publike, mësohet që kreu i qeverisë t’i ketë kërkuar z. Dule disa kandidatura, përveç atij të Andrea Martos, me qëllim që ai të ketë mundësinë që të zgjedhë mes tyre. Nga ana e tij, Dule ka refuzuar që ai të jetë një ndër kandidaturat që do t’i dërgojë brenda pak ditësh Kryeministrit Berisha. Po ashtu bëhet e ditur që Berisha të jetë shprehur se brenda kësaj jave nëse respektohen këto procedura, të kalojë dhe dekreti për ndryshimin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka. Para një jave PBDNJ mblodhi kryesinë e saj, e cila vendosi që të ndryshojë Kosta Barkën me Andrea Marton në kabinetin qeveritar. Shkak janë bërë përplasjet e akumuluara prej kohësh brenda kësaj partie dhe në mënyrë të veçantë ato mes Barkës dhe kreut të Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›