Hapja e “dosjeve”, mbijeton Ruçi dhe Gjinushi
Hapja e dosjeve të periudhës diktatoriale apo dënimi i krimeve të komunizmit do të ketë edhe pjesën e të mbijetuarve politikë. Rrezja e veprimit do të jetë e gjerë duke përjashtuar nga karriera në administrata mjaft ish-zyrtarë të periudhës komuniste, por jo të gjithë. Drafti i vetëm, i cili do të diskutohet në Komisioni i Ligjeve, do të jetë ai i deputetit demokrat, Aldo Bumçi, por ky draft do të ketë disa largime nga “rrezja e veprimit”, duke bërë dhe lëshimet e para për opozitën. Ish-ministri i Arsimit gjatë periudhës së “mbretërimit” të Ramiz Alisë, Skënder Gjinushi, nuk do të preket nga ligji. Ndonëse ligji i vitit 1995 e la jashtë Kuvendit Gjinushin, drafti i deputetit Bumçi nuk e prek ish-ministrin komunist. Në këtë listë përjashtohen ish-ministrat e periudhës komuniste, me përjashtim vetëm të ish-ministrit të Brendshëm. Në këtë reze përjashtohet edhe deputeti aktual i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Në draftin e Bumçit parashikohet se pastërtia e figurës morale të funksionarëve politikë është e papajtueshme gjatë periudhës 29 nëntor 1944 e deri më 8 dhjetor 1990. Gramos Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm pas kësaj periudhe, pikërisht në vitin ‘91 kur po bëhej dhe kapërcimi i pushteteve, por akoma në pushtet ishte kasta e vjetër ish-komuniste dhe nuk ishin zhvilluar zgjedhjet e para demokratike që u cilësuan ato të marsit 1992. Drafti nuk prek fare ish-sekretarët e parë të Partisë së Punës në rrethe, një detyrë të tillë e ka mbajtur dhe Ruçi gjatë kohës së regjimit. Pavarësisht kësaj, PS-ja ende nuk po jep konsensusin për të miratuar ligjin për pastërtinë e figurave, madje ka propozuar komision të posaçëm parlamentar për këtë çështje. Hartuesi i draftit, Aldo Bumçi, shprehet se “qëllimi i vetëm i kësaj nisme është vonesa e ligjit dhe moshyrja në fuqi e tij para zgjedhjeve të vitit 2009”. Pavarësisht kësaj, Bumçi shprehet për gazetën se “nuk do të presim, dhe në rast se opozita nuk jep konsensusin, mazhoranca do të veprojë e vetme”. Ndërkohë, pika tjetër ku palët janë përplasur është edhe vazhdimësia e mandatit ose jo. PS ka kërkuar që edhe në rast se një zyrtar gjendet me dosje apo i papajtueshëm me ligjin, duhet të përfundojë mandatin, sipas Kushtetutës. Ndërkohë PD-ja mendon të kundërtën, por në këtë pikë ka pasur ngecje edhe brenda PD-së, për shkak se në rast se mund të ketë ndonjë të zgjedhur me mandat nga Kuvendi për institucione, duhet shumicë prej 84 votash për t’u zgjedhur zyrtarët e tjerë. Në rrezen e veprimit, të papajtueshëm do të cilësohen ish-anëtarët apo kandidatët e Byrosë politike, anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe çdo punonjës i organizatave të sigurimit, bashkëpunëtor i Sigurimit, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues apo ndihmës-hetues, prokuror apo ndihmësprokuror, gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në proceset politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në gjyqet politike.
Verifikimi
Subjekti i verifikimit, sipas draftit të propozuar nga Bumçi, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme si Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi. Zyrtarët që do të verifikohen janë anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e Përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e Përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore, anëtarët e Këshillit ë Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive; funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme. Njëkohësisht do të verifikohen guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë, funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”; prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave; anëtarët e këshillave të qarkut, si dhe të këshillave bashkiake.
Zyrtarët komunistë, që cilësohen të papajtueshëm
Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike
Anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së
Kryetar i Gjykatës së Lartë
Prokuror i Përgjithshëm
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme
Çdo punonjës i organizatave të sigurimit
Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim–Internimeve
Hetues apo ndihmës-hetues, prokuror apo ndihmësprokuror
Gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në proceset politike
Denoncues apo dëshmitar i akuzës në gjyqet politike.
Periudha e shërbimit nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990.