Berisha: “Dyert e dialogut me opozitën për gjetjen e kompromisit mbeten të hapura”
Kreu i Ekzekutivit: “Rama të heqë syzet e së shkuarës me të cilat lexon mesazhet e ndërkombëtarëve”
Në kuadrin e kompromisit për zgjidhjen e krizës politike, kryeministri Sali Berisha, dje, në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se dyert e dialogut me opozitën mbeten të hapura. Dy forcat politike, mesazhet e ndërkombëtarëve i lexojnë në favor të interesit të tyre. Berisha i ka kërkuar liderit të opozitës të heqë syzet e së shkuarës, me të cilët lexon mesazhet e miqve dhe institucioneve ndërkombëtare. Përsa i përket tryezës së Strasburgut, Berisha, ndryshe nga Rama, deklaroi se nuk ka ultimatum për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa vendimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët, kreu i Ekzekutivit e ka cilësuar si arritjen më madhore në historinë e këtij vendi, pas shpalljes së pavarësisë dhe anëtarësimit në NATO.
Deklarata
“I siguroj shqiptarët se nuk është kërkuar dhe nuk kërkohet asgjë që bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi. Institucionet europiane janë në sintoni të plotë në qëndrimet e tyre. Hiqi nga koka ultimatumet. Nuk mund të ekzistojnë ultimatume, edhe në qoftë se ndonjë qëndrim ekzotik, dhe kur them ekzotik, them tepër i rrallë, duhet ta hedhësh poshtë, kur ta thotë kush në vesh, sepse Europa është për shtetin ligjor”, - u shpreh Berisha në adresë të liderit të opozitës, duke shtuar: “Zoti Rama, më mirë lexoi me realizëm, se kjo do të bëjë të mundur të përfitosh maksimalisht ato që ti mendon se të takojnë, por jo gjithçka. Po t’u them shqiptarëve se si u mbyll Strasburgu, çka një ditë do ta them, se është në interesin e tyre. Duhet të rishqyrtosh pak veten”. Përsa i përket zhvillimit të procesit zgjedhor të 28 qershorit, Berisha vlerësoi se procesi nuk ishte i përsosur, por u realizuan disa standarde unike si në gjithë botën.
Kryeministri nënvizoi se standard unik është procesi i numërimit, është konstatimi se nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultateve, as edhe numërim të parregullt. Kështu, sipas tij, zgjedhjet janë dëshmia më e shkëlqyer e funksionimit të shtetit ligjor në këtë vend.
Vizat
Kreu i Ekzekutivit, duke përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për vizat, nënvizoi se heqja e vizave është rezultat i luftës serioze të qeverisë ndaj korrupsionit. “Nuk ka pasur proces më të vështirë sesa të arrish rezultatet që janë arritur dhe t’i bindësh të tjerët për këto rezultate. Por fakt është se reformat tona kanë funksionuar dhe do të funksionojmë edhe më shumë. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë se do të çrrënjosim korrupsionin, se, për fatin më të keq, kjo është një sëmundje e tmerrshme që nuk çrrënjoset dot. Siç e shihni, ai nuk kursen askënd, ndaj tij nuk ka imunitet, por në mënyrën më serioze dhe vullnet të hekurt, ne u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës sukseset e luftës kundër korrupsionit”, - u shpreh Berisha. Kreu i Ekzekutivit vuri në dukje se renditja e Shqipërisë e dyta në Europë dhe në Amerikën e Veriut për përgjegjshmërinë e administratës, transparencës, bazuar në një projekt, atë të prokurimeve elektronike, por e para në botë që ka kompletuar prokurimet elektronike 100 për qind, përbën një histori të vërtetë suksesi.
3 Qershor 2010