Sekuestrimi i shtëpisë së Dash Pezës “ndan” LSI-në me PD-në
Operacion i Policisë së Tiranës për sekuestrimin e banesës së Myslym Pezës
TIRANË – Me një vendim qeverie në dorë, forca të shumta policie dhe ekspertë të Ministrisë së Kulturës kanë zbarkuar në Pezë, pak kilometra larg kryeqytetit, me qëllim sekuestrimin e shtëpisë së deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Por ky aksion nuk është miratuar nga LSI-ja, aleatja në qeverisje e PD-së, duke shënuar kështu një përplasje mes dy partive në koalicion. Disa orë pas aksionit, ka reaguar LSI-ja, që e ka quajtur aksionin një veprim abuziv dhe jashtë detyrave të përcaktuara me ligj të Policisë së Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e ka komentuar veprimin e policisë si një akt abuziv dhe butaforik. “Veprimi i policisë për të sekuestruar shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, është një akt abuziv, një butafori e panevojshme, që stonon në tërë atë mori detyrash të rëndësishme që duhet të kryejë Policia e Shtetit nga njëra anë, por stonon dhe me gjithë trendin e prioriteve me të cilat duhet të merret drejtpërdrejt qeveria shqiptare. Nga kjo pikëpamje mendoj se vendi dhe realiteti politik nuk kanë nevojë për të tilla butafori, të cilat nuk sjellin asnjë kontribut dhe asnjë dobi në ndihmë të klimës politike në vend”, - tha Rama.
Në orët e para të ditës së mërkurë, tre furgonë policie, të shoqëruar nga Krenar Ahmeti në detyrën e shefit të Rendit dhe Sigurisë Publike, kanë rrethuar shtëpinë e deputetit të PS-së duke kërkuar zbrazjen e saj. Por, reagimi i fortë i Pezës dhe i deputetëve të tjerë, të cilët braktisën punimet e Kuvendit në shenjë proteste, kanë bërë që policia dhe specialistët e Ministrisë të tërhiqen.
Aksioni
Forca të shumta policie rrethuan dje për një orë banesën në Pezë, pak kilometra larg Tiranës, ku banon aktualisht kryetari i PS-së, Edi Rama. Banesa në emër të deputetit socialist Dashamir Peza, nga ku prej kohësh përdoret për banim nga Edi Rama, është rrethuar rreth orës 10:00 të paradites së djeshme nga tre furgonë policie, mes të cilëve ndodhej dhe oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti. Nga ana e saj, policia e argumentoi këtë fakt thjesht një praktikë pune që ndiqet në të tilla raste kur kërkohet sekuestrimi i një godine. Deputeti Peza theksoi se policët vetëm kanë paraqitur një vendim qeverie dhe asnjë shkresë si mandat policie etj. Sipas tij, synimi është sekuestrimi i banesës me një vendim qeverie për llogari të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Peza ka sqaruar se për këtë arsye, një punonjës i Institutit të Monumenteve të Kulturës erdhi i shoqëruar nga forca të shumta policore. "Punonjësi ka ardhur me një vendim qeverie, pa asnjë dokumentacion ligjor. Nuk kam marrë asnjë njoftim më parë, ndërkohë që ata nuk pranojnë të japin shkresë ku të më kërkojnë dorëzimin e shtëpisë", - tha Peza.
Banesa
Deputeti socialist tha se banesa e tij është ndërtuar nga e para në vitin 2001 në tokën, pronë e stërgjyshërve të tij. Sipas tij, toka i është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe kjo është e dokumentuar dhe hipotekuar. "Kjo është pronë e stërgjyshërve, katragjyshërve, që babai më pas ma kaloi mua". Peza shton se ka prova të fotografuara nga ai vetë për çdo veprim të bërë nga ana e policisë. “Deri tani jam në pozicionin e vëzhguesit, nuk po ndërhyj. Policia erdhi paradite vetëm më një shkresë qeverie dhe më pas kanë ushtruar një presion dhe trysni të paimagjinueshme, por fundja këta policë nuk janë gjë tjetër veçse viktima”. Sipas Pezës, shtëpia, nga ana e dokumentacionit, është në rregull, përveç faktit që ministrat e qeverisë “Berisha” i kanë hequr statusin e monumentit të kulturës që gëzonte prej vitesh. “Banesa, theksoj, nuk është pronë shtetërore, nuk ndodhet në listën e monumenteve të kulturës, u hoq nga lista me urdhër të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Bujar Leskaj, e më pas me firmë të ish-drejtorit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe”.
Kontrolli
Sipas Pezës, ky kontroll nuk ka baza policore, por politike dhe se është një shantazh i turpshëm që po bëhet nga ana e policisë. “Kjo banesë është rrethuar dy herë nga fashistët; me këtë të sotmin, ky është rrethimi i tretë nga fashistët”, - u shpreh Peza.
Rreth orës 11:00 të paradites së djeshme policia u largua nga banesa në Pezë.
"Peza", deputetët e PS-së braktisin takimin në Kuvend
TIRANË - Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur paraditen e djeshme një takim të organizuar nga OSBE-ja me mbështetjen e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj tentativës për sekuestrimin e banesës së deputetit Dashamir Peza. Sapo mësuan lajmin rreth pranisë së madhe policore në banesën e Pezës, deputetët socialistë që do të merrnin pjesë në takimin në Kuvend e bojkotuan menjëherë atë. Burimet pohuan se takimi u braktis në shenjë proteste ndaj tentativës së policisë për të sekuestruar banesën e deputetit socialist Dashamir Peza, që pretendon se banesa e tij nuk ka probleme pronësie.
LSI: Aksioni i policisë te shtëpia e deputetit Peza, akt abuziv
TIRANË - Për të dytën herë brenda pak muajve, LSI-ja del kundër aleates së saj të madhe, Partisë Demokratike. Menjëherë pas veprimit të Policisë së Shtetit, e cila rrethoi shtëpinë e deputetit të PS-së, Dashamir Peza, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e ka komentuar veprimin e policisë si një akt abuziv dhe butaforie. Sipas Ramës, policia ka prioritete të tjera. “Veprimi i policisë për të sekuestruar shtëpinë e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, është një akt abuziv, një butafori e panevojshme, që stonon në tërë atë mori detyrash të rëndësishme që duhet të kryejë Policia e Shtetit nga njëra anë, por stonon dhe me gjithë trendin e prioriteve me të cilat duhet të merret drejtpërdrejt qeveria shqiptare. Nga kjo pikëpamje mendoj se vendi dhe realiteti politik nuk kanë nevojë për të tilla butafori, të cilat nuk sjellin asnjë kontribut dhe asnjë dobi në ndihmë të klimës politike në vend”, - tha Rama.
Në këtë bashkëjetesë 10-mujore me Partinë Demokratike në qeveri, LSI-ja del për herë të dytë kundër vendimeve të partisë më të madhe në pushtet.
Sekuestrimi i shtëpisë së deputetit Peza, reagon MTKRS-ja
TIRANË - Objekti i shtëpisë muze të fillesave të pluralizmit shqiptar, Konferencës së Pezës, ku morën pjesë Partia Komuniste, Legaliteti, Balli Kombëtar dhe social-demokratët, pritet t'i kthehet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Tiranës. Pas hyrjes se 40 banorëve të moshës së tretë në Shtëpinë Muze të Konferencës së Pezës prej deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza në përballjen me specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kulturën të Tiranës dhe forcat e policisë për lirimin e mjediseve, Ministria e Kulturës reagoi përmes zëdhënëses Lorisa Ylli. Sipas Ministrisë, specialistët e Drejtorisë Rajonale evituan përplasjet dhe incidentet në pritje të dokumentacionit të pronësisë së pretenduar nga deputeti Peza. Në përfundim të veprimeve u mbajt procesverbali nga specialistët e MTKRS-së, si dhe forcat e Policisë së Shtetit në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 323 të datës 12 maj të vitit 2010 për kalimin në përgjegjësi të kësaj ministrie të Muzeut të Konferencës së Pezës.
Reagimi i Policisë së Tiranës
TIRANË - Policia ka reaguar dje rreth çështjes së banesës së deputetit socialist Dashamir Peza. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pjesëmarrja e policisë në sekuestrimin e godinës në Pezë është bërë me qëllim të mbështetë punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që po vepronin në kuadër të një vendimi qeverie. Por, sipas njoftimit, gjatë gjithë kohës nuk u ndje nevoja e ndërhyrjes nga policia. “Bazuar në shkresën nr. 4470/1 të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 4 dhe 46 i Ligjit Nr.9749 ‘Për Policinë e Shtetit’, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë mbështetur punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët po merrnin masa për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.323, datë 12.05.2010, ‘Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Muzeut të Konferencës së Pezës’”, - citon njoftimi për shtyp nga Policia e Tiranës.
Vendim i qeverisë
Vendim Nr. 323, datë 12.5.2010
Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Muzeut të Konferencës së Pezës.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13 të Ligjit Nr. 8743, datë
22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të pronës së paluajtshme shtetërore “Muzeu i Konferencës së Pezës”, me numër rendor 275, në listën që i bashkëlidhet Vendimit Nr.834, datë 13.12.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listës së pjesshme (pjesa e parë+pjesa e dytë) të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë të qarkut të Tiranës”.
2. Prona e paluajtshme shtetërore “Muzeu i Konferencës së Pezës” të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë të qarkut të Tiranës, miratuar me Vendimin Nr.834, datë 13.12.2006 të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen: ministri i Brendshëm, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Sali Berisha
3 Qershor 2010