E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dyfishuam buxhetin për arsimin

 

Kryeministri Berisha tha dje se në katër vjet të qeverisë së djathtë ajo dyfishoi buxhetin për arsimin si dhe rriti numrin e studentëve në universitete. "Në katër vjet ne kemi ndërmarrë reforma të thella në arsim. Mësuesit dhe pedagogët i kemi vendosur në vendin që meritojnë, kemi shtrirë internetin në të gjitha shkollat e vendit, kemi dyfishuar buxhetin dhe dyfishuam vitin që shkoi numrin e studentëve, por hapësirat janë të mëdha dhe hapësirat më të mëdha janë të përfshijnë kontributin e sektorit privat", vijoi Kryeministri. Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për grupin e parë të fituesve të Programit Brain Gain. Ky program përfaqëson një nismë të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare, mbështetur nga Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD. Duke e krahasuar këtë program me atë të vendeve të tjera në vendet e Europës Juglindore, Zv.administratorja e PNUD dhe Drejtoresha Rajonale për Europën,  vlerësoi se ky është programi më i suksesshëm që ajo kishte parë. Udovicki tha se për administratën publike dhe universitetet është dëshira e tyre e mirë për të tërhequr trurin, ndërsa nënvizoi se ky është vetëm fillimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›