E Diel, 1 Nëntor 2026

ProCredit hap degën e re

 

ProCredit Bank ka hapur dje njësinë e 11 të biznesit në rajonin e Tiranës. Në fjalën e tij, Akan Ajdini, drejtor rajonal i ProCredit në Tiranë u shpreh se, “ProCredit Bank Shqipëri u themelua në vitin 1995 nga aksionerë ndërkombëtar privatë dhe publikë. Në vitin në vazhdim, shumë agjenci dhe degë janë hapur në pothuajse gjithë territorin e vendit. ProCredit Bank gjatë viteve i ka shërbyer një komuniteti të gjerë në nevojë dhe ka ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare. Hapja e kësaj njësie sot është një manifestim i qartë i angazhimit të ProCredit Bank për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe profesionale për të gjithë, veçanërisht për bizneset”. ProCredit Bank ka qenë një pjesëmarrës aktiv në zhvillimin e sektorit financiar shqiptar prej më shumë se 14 vjetësh. Në të vërtetë, edhe gjatë viteve shumë të vështira ekonomike dhe financiare, ProCredit Bank ka arritur që të përshkallëzojë me kujdes rrjetin e saj operacional dhe të zgjerojë në të njëjtën kohë shërbimet e saj financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›