Berisha: “E kapëm në kohë korrupsionin dhe sabotatorët”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria shqiptare miratoi kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të kompanisë publike të përpunimit dhe tregtimit të produkteve të naftës (ARMO), proces të cilin Kryeministri e konsideroi si "më të suksesshmin e 18 viteve të fundit". Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha theksoi se "pas përfundimit të negociatave, ky proces mbyllet në mënyrë përfundimtare dhe kontrata i kalon për miratim Kuvendit". "Kjo ka qenë procedura më model e ndjekur në këto 18 vite në privatizimin e një aseti shtetëror, pasi ka qenë dëshmi e kompetencës, integritetit dhe transparencës së veprimtarisë së kësaj qeverie dhe të ministrisë përkatëse. Ky është, pa dyshim, privatizimi më i suksesshëm në historinë e këtij vendi dhe këtë e dëshmojnë të gjitha faktet", - tha Berisha. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se "në vitin 2004 për privatizimin e kësaj kompanie, bashkë me të gjitha anekset dhe aksesorët e saj, u ofrua gjithsej vlera 10 milionë dollarë". Ndërkohë, sipas kreut të mazhorancës, "ARMO, pa anekset dhe aksesorët e tjerë dhe pa një seri pikash shpërndarjesh e magazinimesh me të cilat është krijuar një ndërmarrje tjetër, u privatizua me 128.5 milionë euro, ose rreth 130 milionë euro". Kreu i Qeverisë konstatoi se "kjo administratë, vepër e së cilës është ky sukses, ka rritur kompetencën, përgjegjësinë, aftësitë negociuese si dhe aftësitë vlerësuese në tërësi". "Nuk mund të mohoj se në këtë vlerë janë edhe kredencialet e qarta të qeverisë shqiptare. Ne na besojnë dhe komuniteti botëror i biznesit beson te ne për të vendosur ëndrrën, projektin e vet", - tha Kryeministri. Duke vlerësuar punën e bërë nga ekipi që u mor me procesin e privatizimit si dhe nga kompania e konsulencës, Berisha veçoi "policinë kriminale, e cila me një ndërhyrje precize, neutralizoi në kohë veprimin e papërgjegjshëm korruptiv të ndonjë punonjësi që bashkëpunonte çdo ditë për sabotimin e suksesit të këtij procesi vetëm për interesa personale". Duke u ndalur edhe një herë te procesi i suksesshëm i privatizimit të ARMO-s, Kryeministri vuri në dukje se "arka e publikut shqiptar do të inkasojë rreth 130 milionë euro më shumë, të cilat do të përdoren për të ndërtuar rrugë, shkolla, për të rritur rrogat dhe për të ulur borxhin". 85 % e aksioneve shtetërore të kompanisë së tregtimit dhe përpunimit të naftës, ARMO, i janë shitur konsorciumit të përbërë nga tre shoqëri: "Anika Enterprises SA"& "Mercuria Energy Group Limited"&"Refinery Associates of Texas, INC", me një vlerë prej rreth 130 milionë euro.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008