Berisha: Edi Rama të mos fshihet pas fustaneve të bashkisë, por të dalë në shesh të burrave

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha sfidon nga Kruja kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Rama dhe i bën thirrje që t’i tregojë vetes se është ai kurdisësi i të gjitha shpifjeve dhe trillimeve damkosëse në tregun aktual mediatik dhe politik. Gjatë vizitës në Krujë, ku inauguroi disa vepra publike, kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi në përfundim të përshëndetjes së tij se kryebashkiaku Edi Rama, vazhdon të fshihet pas fustaneve të bashkisë. “Sfidoj kryetarin e opozitës të mos fshihet pas fustaneve të bashkisë dhe të dalë në sheh të burrave”, u shpreh kryeministri Berisha.
...