E Diel, 1 Nëntor 2026

“Modeli Rama, i dështuar dhe korruptiv”

Ministri Lulzim Basha vijon takimet me elektoratin në qarkun e Elbasanit

TIRANE - Modeli i dështuar dhe korruptiv që Edi Rama vendosi në Bashkinë e Tiranës kërkon të kthehet sot në modelin e ri për t’u instaluar ne të gjithë Shqipërinë. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorë të bashkisë së Belshit dhe komunave Fierzë, Rrasë e Shushicë.
Sipas numrit një të Ministrisë së Jashtme në gjithë këto vite, vëmendja e krybashkiakut Rama është e përqendruar vetëm tek lejet e ndërtimit, ku fitimi i ndarë me bashkëpunëtorët e tij, natyrshëm, është më i madh ka theksuar Basha.
Për të kuptuar modelin qeverisës të Ramës, tha Basha, mjafton të shikosh rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit të cilat, ndonëse kanë kushtuar një mal me para, vetëm pak muaj ose ditë pas rikonstruksionit janë shkatërruar plotësisht.
Ky model, tha Basha, nuk mund të konkurrojë me autostradat që po ndërtohen nga jugu në veri, me shkollat, hidrocentralet e termocentralet, me imazhin tjetër që Shqipëria si anëtare e NATO-s ofron në mbarë botën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›