E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfryhen shpifjet e mediave të Edvinit, dokumentet e Selmanllarit rezultojnë si fakte të falsifikuara

Reagon Rrahman Selmanllari, i cili deklaron se s’ka qenë kurrë përfaqësues i SAC e se dokumentet e nxjerra s’kanë firmën e tij, por janë thjesht fallsifikime. Në reagimin e tij të plotë, ai deklaron se “mashtrimeve dhe shpifjeve paraelektorale, përgjigje ligjore nëpërmjet padisë ndaj mediave që i publikuan”

“Disa të përditshme të kontrolluara nga e njëjta dorë kanë publikuar sot disa faksimile sipas të cilave unë kam tërhequr fishekë nga MEICO për llogari të kompanisë amerikane SAC.
I bëj me dije opinionit që unë nuk kam pasur kurrë asnjë kontakt me asnjë
përfaqësues të kompanisë SAC dhe nuk kam kryer kurrë asnjë veprim si
përfaqësues i kësaj kompanie.
Në asnjë nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se unë kam vepruar në emër
apo për llogari të kompanisë SAC nuk figuron firma ime. Që do të thotë se çdo gjë që i është servirur publikut është thjesht mashtrim.
Unë nuk kam tërhequr kurrë, asgjë aq më pak fishekë në emër të asnjë
kompanie.
E përsëris që në procesverbalet e paraqitura nuk figuron askund firma ime.
Mashtrimeve të qëllimshme për konsum politik paraelektoral do t’u përgjigjem
ligjërisht që nesër duke ngritur padi për shpifje ndaj mediave që i kanë publikuar ato”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›