E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi parlamentar: Të anullohen lejet e ndërtimit që Edvini i ka dhënë Alban Eftimit dhe klanit Shamku-Shkreli

Në përfundim të hetimit trejavor të Kuvendit të Shqipërisë për abuzimet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, merret vesh se një sërë konkluzionesh të hetimit do të kenë një karakter të mirëfilltë ekzekutiv. Kështu mësohet se përveç padisë në Prokurorinë e Përgjithshme, deputetët e komisionit hetimor për abuzimet e kryebashkiakut Edi Rama do t’i kërkojnë Kuvendit të anullojë 59 lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku i Tiranës në 2008. Ferdinand Xhaferri, kryetar i këtij komisioni, thotë se do të ndiqet rruga ligjore, për te pezulluar vlefshmërinë e ketyre lejeve. "Komisioni hetimor do t’i propozoje Kuvendit te Republikes se Shqiperise qe keto leje ndertimi te anulohen. Ne si komision hetimor kemi bindjen se atje ku institucioni paralizohet nga korrupsioni, atje ku individi vihet krejtesisht ne sherbim te interesave te korrupsionit, atje Kuvendi i Shqiperise, atje sovrani duhet te nderhyje. Komisioni hetimor me 59 lejet e ndertimit qe Edi Rama ka dhene vetem ne 5 mbledhjet e fundit per dy anetaret e tij te KRT-se, komisioni hetimor ka provuar, ka certifikuar se Edi Rama punon sipas parimit se 'nese do leje ndertimi, lidhu me Alban Eftimin, paguaj tek Alban Eftimi dhe e merr lejen e ndertimit per tre minuta", deklaroi kreu i komisionit hetimor Rama 2, Ferdinand Xhaferri. Përveç Alban Eftimit, ka spikuat edhe një linjë tjetër e abuzimit me lejet e ndërtimit. Burri i Ledi Shamkut, mentores së Edi Ramës për do punë arsimi, është përfituesi tjetër i madh i lejeve të ndërtimit, edhe ai gjithashtu anëtar i KRRT-së së bashkisë, duke regjistruar kështu rastet flagrante të përzierjes së korrupsionit dhe konfliktit të interesit në dëm të banorëve kryeqytetas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›